E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A, tashmë ndeshje edhe të premten?

Tekniku i Interit prej kohësh e ka kërkuar një gjë të tillë. Kjo kërkesë sigurisht që mbështetet edhe nga Milani dhe Fiorentina, që në shkurt do të luajnë në Ligën e Kampionëve së bashku me Interin. Në fakt, arsyela kryesore që mund ta bindë federatën e futbollit në Itali të spostojë ndeshjet të premten, është rreziku i humbjes së një skuadre në sezonin tjetër të Championsit.Kjo sepse Gjermania po afrohet në mënyrë të frikshme në renditjen e kampionateve më të mirë në Europë. Prandaj, një dështim i mundshëm i Interit, Milanit apo Fiorentinës, mund të bëjë që në sezonin tjetër, Italia të marrë pjesë më Ligën e Kampionëve me tre skuadra dhe jo me katër.                                                                                               

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›