Tony Esposito, në Opera me Bandën e Diellit
Autori i Lajmit: Redaksia
Tony Esposito, bateristi më i madh italian do të japë një koncert me Bandën e tij të Diellit, në Teatrin e Operës dhe Baletit. Ky koncert i organizuar nga Instituti Italian i Kulturës, do të shfaqet për publikun shqiptar më 15 prill, në orën 19.00, në kuadër të aktiviteteve “Italia dhe Shqipëria 2010 – Dy popuj, një det, një miqësi”. Tony Esposito ka qenë muzikanti i parë italian që ka ditur të përziejë, me eksperiencat jazz/ rock, kulturën e tij mesdhetare dhe atë afrikane. Kjo ndodhte në vitet 1976 me Rosso Napoletano, Processione sul mare, La Banda del Sole, etj., ku në kërkim të ritmit dhe të tingullit afronte dhe përdorimin e instrumenteve të perkursionit të Karaibeve, të Afrikës, të Amerikës së Jugut, shumë shpesh të panjohura, ose të veçanta; disqe baterie që më vonë u quajtën World Music e New Age. Tony Esposito ka qenë i pari në Itali ai që rekuperoi objektet e përdorimit të përditshëm , si llamarinat, bidonat e metalit, tenxheret dhe tasat e makinës, duke i trasformuar në instrumente të veçanta muzikore. Njihet si iniciatori, nga ato grupe që sot e kanë kthyer këtë eksperimentim si një aktivitet të suksesshëm. Orchestra Millennium Drums, e përbërë nga më tepër se 50 bateristë, përdor instrumente tradicionale të shpikura duke fituar një sukses të madh në ekzibicionet e tyre në hapësira të mëdha si stadiume ose kampe sportive. Me aktivitetin e tij, Esposito i ka çuar instrumentate tij të preferuar të baterisë në nivele të larta muzikore dhe sot konsiderohet si pikë referimi për ata mizikantë që luajnë ose duan ti afrohen studimit të këtyre instrumentave , duke shpikur instrumenta të veçantë si Tamborder tingulli i të cilit ka kontribuar në mënyrë fondamentale në suksesin e madh të pjesës së famshme Kalimba de Luna. Përveç aktivitetit të tij diskografik, Tony ka dhënë kontributin e tij në “sound ritmico” të artistëve të famshëm italianë si: Edoardo Bennato, Lucio Dalla, Francesco De Gregori, Gino Paoli, Roberto Vecchioni, Francesco Guccini, Eugenio Bennato e Pino Daniele. Disa artistë ndërkombëtarë që kanë bashkëpuniar me Tony janë: Don Cherry, Paul Bukmaster, Don Moye, Gato Barbieri, Eumir Deodato, Brian Auger, Gilberto Gill, Eddie Blakëell, Billy Cobham, Moncada, Gema Quatro, NanàVasconcellos e shumë të tjerë. Të shumta janë çmimet e marra gjatë karrierës së tij: 1977 Premio Critica Italiana del Musica - 1978 Ospite “Jazz Montreux Festival (con perigeo)”- 1980 Ospite “Jazz Montreux Festival (Tony Esposito Group)”- 1982 1°Hit singolo "Pagaia" dhe sigla e emisionit "Domenica In" - 1985 Vincitore “Disco per lestate” con "Kalimba de Luna" - 1985 Premio critica discografica” me "Kalimba de Luna" përveç 5 Milion kopieve në botë e “Disco doro in Venezuela/Benelux” - 1986 Vincitore “Disco per lestate” con "As tu As" - Tony Esposito ka qenë në vendet e para në të gjithë Evropën me "Papa Chico" - 1989 Nastro dArgento për kolonën zanore të filmit “Un complicato intrigo di vicoli e delitti” i Lina Wertmuller - 1992 Sigla delle Colombiadi “Columbus Game” - 1997 Tony Esposito i vetmi italian që mer pjesë në Festival della gioventù allAvana Cuba Gush 1997 - 1992 Tony Esposito i vetmi italian që merr pjesë në “Rock in Rio” në Rio De Janeiro së bashku me Gilberto Gil.- 1998 Tony Esposito i vetmi italian që merr pjesë në Sambodromo di Rio de Janeiro në Serata Finale del Carnevale. “Viaggio Tribale”, puna e tij e fundit diskografike, erdhi në dritë pas një rruge të gjatë në vendet e Detit Mesdhe. Por mbi të gjitha është në melodie bashkëkohore të Franco Battiato, në këngën rock metropolitan të Edoardo Bennato, në jazz-sound të kontrabasistit Wayne Dockery, në old-afro-melodi të të famshmit Gregg Brown (Osibisa) dhe në virtuozet e John Tropea, që Tony Esposito, nëpërmjet stimujve të rinj, do të gjejë artistikisht, për të njëqindtën herë, veten e tij, autor i atyre tingujve të pakonfondueshëm që ka krijuar në vite fenomenin e biondit partenopeo “king of percussion” i njohur me emrin e Tony Esposito. “Italia dhe Shqipëria 2010 – Dy popuj, Një det, Një miqësi”, aktivitet i promovuar nga Ambasada Italiane në bashkëpunim me shumë objekte institucionale dhe private të “Sistemit Italia” dhe të inseruar nga Ministria e Punëve të Jashtme Italiane midis aktiviteteve më të mëdha të Komisionit për Promovimin e Kulturës Italiane Jashtë për vitet 2010 – 2011.
Muzika, kinemaja, teatri dhe baleti do të jenë në qendër të aktiviteteve të organizuara, në këtë kuadër, nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë. Programi i dendur është hapur me një koncert të pianistit të famshëm Michele Campanella, i njohur si njëri prej interpretuesve më të mëdhenj botëror të Liszt - it, për të vazhduar me koncertin e M° Uto Ughi, njëri prej violinistëve italianë më të njohur në nivel ndërkombëtar.
Shfaqja “Më është dashur ti vras (pothuajse) të gjitha” e Sandro Cappelletto -s, kritik muzikor i “La Stampa” dhe President i Filarmonikës së Romës, na prezantoi Giacomo Puçini -n në rolin e serial killer të sopranove: muzikanti, nëpërmjet recitimit të Elio Pandolfi –t dhe tregimit të Sandro Cappelletto-s, nën shoqërimin e pianos dhe të dy këngëtarëve, e cila kujtoi, mallëngjeu dhe qeshi me spektatorët.
Stina e aktiviteteve “Italia dhe Shqipëria 2010 – Dy popuj, Një det, Një miqësi” do të shënojë debutimin në anteprimën evropiane të Grande Orchestra Popolare dellItalia del Sud, me Giovanni Mauriello, e drejtuar nga Antonello Paliotti dhe e përbërë nge 22 elementë, muzikantë popullorë të cilët përfaqësojnë secili një virtuoz në instrumentin e vet. Do të transmetohet, së fundi, në Televizionin e Shtetit shqiptar skenari i Rai - t Giuseppe Verdi i Renato Castellani - t, në të cilin përshkruhet jeta dhe vepra e kompozitorit të Busseto -s, në sfondin e Rilindjes italiane.
Ky lajm është publikuar: 12/04/2010