Emigrantët-Itali Si të aplikoni online për punësim sezonal
Autori i Lajmit: E.D
Prej fillimit të muajit prill 2010, mund të paraqiten nga punëdhënësit kërkesat për nulla osta për punësim sezonal të 80 mijë qytetarëve jo-komunitarë të autorizuar, ekskluzivisht nëpërmjet mënyrave informatike dhe nëpërmjet bashkëpunimit të shoqatave të autorizuara të kategorisë. Nëpërmjet adresës së dedikuar ëëë.interno.it, autorizuar “nga Ministria e Brendshme, në pritje të publikimit të dekretit që parashikon programimin tranzitor të fluksit hyrës të punëtorëve jo-komunitarë sezonalë, në territorin italian, për vitin 2010”. Bëhet fjalë për një procedurë informatike me kërkesë hyrjeje online për të evituar rradhët e gjata të së kaluarës, që vitin e kaluar, ishte shoqata që prezantoi numrin më të madh të kërkesave dhe është e impenjuar në strukturat e veta në terren për të mbledhur kërkesat e punës të punëdhënësve. “Shumica e punëtorëve sezonalë jo-komunitarë do të gjejë punësim në agrokulturë, që bashkë me turizmin dhe ndërtimin është sektori me më shumë mundësi punësimi për këta punëtorë, sidomos për kompanitë e mëdha të mbledhjes së prodhimeve kryesore të prodhuara në Itali: nga fruta tek perimet, nga lulet tek vera e mirë, por edhe në fermat e rritjes”. Aplikimet duhen bërë shpejt, sepse pas publikimit të dekretit, do të duhet të priten hapat e tjerë administrative, si nulla osta e Sportelet Unico pranë Prefekturës dhe dhënia e vizës pranë Konsullatave të jashtme, me rrezikun konkret për vonesa, duke vënë në vështirësi agrokulturën që duhet të përballet me kohën e parashikuar të prodhimeve sezonale. “Ka në fakt shumë pritje në kompanitë agrokulturore për ardhjen e punëtorëve sezonalë emigrantë nga të cilët do të varet – theksojnë burime nga Konusllatat – 10% e korrjeve në fshatrat italiane ku do të nisin punët përgatitore për pranverën. Janë të shumta “distriktet bujqësore” ku punëtorët emigrantë janë një përbërës i mirë-integruar në lëmin ekonomik dhe shoqëror si në rastin e vjeljes së luleshtrydheve në Veronese, të përgatitjes së barbatelle në Friuli, të mollëve në Trentino, të frutave në Emiglio Romagna, të rrushit dhe veres në Piemonte deri në rritjen e gjedhëve në Lombardi, ku punojnë kryesisht indianët, ndërsa maqedonasit janë kryesisht të përfshirë në kullotje gjedhesh”. Sipas një analize, “roli i punëtorëve jo-komunitarë në prodhimin e djathrave më tipikë të prodhuar në Itali, në mbledhjen e perimeve dhe frutave dhe në mbledhjen dhe pergatitjen e rrushit të verërave më prestigjoze, është pa dyshim më i vlefshëm se sa mesatarja e prodhimit bujqësor italian. Janë rreth 30 mijë ndërmarrjet bujqësore italiane që punësojnë punëtorë jo-komunitarë si shqiptarë, indianë, marokenë, tunizianë, maqedonas, që janë edhe kombësitë kryesore të punëtorëve jo-komunitarë të përfshirë në agrokulturë ku sundojnë marrëdhëniet e punës sezonale për vetë karakteristikat e punës në fusha, të lidhura me kohën e mbledhjes së prodhimit”. Ka rreth 10% të jo-komunitarëve në total të punonjësve bujqësorë dhe në fshatrat ku prania e emigrantëve tregon një përfshirje ndër më të lartat në sektorë të ndryshëm ekonomikë, sipas Raportit të XIX Caritas/Migrante, mbi emigracionin: “Janë 90.091 marrëdhëniet e punës në agrokulturë të identifikuar si jo-komunitarë në arkivat e Inps, dhe i përkasin 155 kombësive të ndryshme, edhe pse transferimin në Itali, për të punuar në bujqësi – përfundon Coldiretti – e bëjnë kryesisht shqiptarët (17,2%), marokenët (12,6%), dhe indianët (13,8%) që gjejnë punësim kryesisht në fermat e rritjes në veri për aftësine dhe kujdesin që i sigurojnë lopëve”. Procedura është e rezervuar vetëm për shoqatat punëdhënëse të akredituara dhe kryhet nëpërmjet sistemit SUI ËEB në adresën https://sportellounicoimmigrazione.interno.it. Mënyrat për akreditimin nëpërmjet prefekturës përgjegjëse janë të njëjta me vitet paraardhëse.
Lista e shoqatave punëdhënëse të akredituara
Ky lajm është publikuar: 12/04/2010