Drafti per Prokurorine, sot ne Komisionin e Ligjeve

Mbledhja e Komisionit te Ligjeve pritet te jete nje takim maratone, pasi mazhoranca kerkon qe brenda dites te miratohet projektligji me 33 nene.
Nga burime prane Kuvendit, behet e ditur se ky projektligj duhet te miratohet brenda kesaj jave, per t’iu paraqitur per votim seances se fundit te ketij sesioni diten e hene. Opozita eshte shprehur kunder ketij nxitimi
te mazhorances, duke theksuar se nje ligj kaq i rendesishem qe ka beje me reformimin e institucionit te akuzes nuk duhet te kalohet me kaq urgjence.
Sipas tyre, duhet t’u jepet koha e duhur te gjithe grupeve te interesit per te thene fjalen e tyre per nene te veçanta te projektligjit dhe me pas te diskutohet konkretisht ne komision, i cili pasi arrihet konsensusi mes paleve kalon per votim ne Kuvend.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code