E Shtunë, 31 Tetor 2026

Top Story kabllogramet e Wikileaks


Në takimin e parë të Top Story, analistë dhe politikanë, komentuan dhe analizuan fenomenin Wikileaks, posacërisht publikimin e kabllogrameve që lidhen me Shqipërinë.  

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj ka deklaruar se materialet e publikuara nga Wikileaks, janë të vërteta dhe nuk duhet të shikohen si një shtrembërim faktesh. 

Ai theksoi se gjatë leximit të kabllogramëve që flisnin për të, ka rezultuar se ishin të gjitha të vërteta.

“Një arsenal materialesh që duhet të shqyrtohen me kujdes nga të gjithë. Në raportimet e diplomatëve, qofshin këta amerikanë apo shqiptarë, raportimi diplomatik ka dy pjesë. Një ku raportohen fakte, për të cilat nuk i lejohet të sajojë. Për opinionet që ai shpreh është përgjegjës vetë”, është shprehur Mustafaj.

“Në raportimet që kanë të bëjnë me Kjo është një pasqyrë që nuk është asnjëherë 100% e vërtetë me realitetin, por thelbi mbetet

Besnik Mustafaj
Ish-Ministër i Jashtem mua, në asnjë nuk kam konstatuar se është deformuar ligjërata ime... Unë e quaj një publikim shumë të rëndë për klasën politike. Kjo është një pasqyrë që nuk është asnjëherë 100% e vërtetë me realitetin, por thelbi mbetet”, theksoi Mustafaj.

Bashkurti: Kabllogramet, cunam mbi politikën shqiptare

Lisen Bashkurti, drejtori i universitetit ndërkombëtar të Tiranës, është shprehur se kabllogramet e “wikileaks” janë “një cunam mbi politikën shqiptare”.

“Kabllogramet ngrenë probleme shumë të mëdha për Shqipërinë dhe nuk i ngrenë vetëm për të tashmen, por edhe vitet që vijnë. Ky është një cunam mbi politikën shqiptare. Emrat janë përdorur në kabllograme si përfaqësues institucionesh dhe arrihet në konkluzione perfekte”, shprehet Bashkurti në emisionin ‘Top Story’, në Top Channel.

“Kabllogramet tregojnë se Shqipëria vazhdon me një qeverisje fraksionesh lokale, të tipit Haxhi Qamili”, shton Bashkurti.

Sterkaj: Nuk shqetësohem për kabllogramet

Paulin Sterkaj, deputet i Partisë Socialiste, ka deklaruar se nuk është i shqetësuar për kabllogramet e “Wikileaks” në të cilat ai përfshihet në një vrasje në fushatën e vitit 2009 dhe akuzohet për mungesë arsimimi.

“Nuk shqetësohem për kabllogramet. Ai ish-miku im i ambasadës është munduar të më tregojë pa arsim, por unë kam diplomë prandaj nuk lodhem për të përgënjeshtruar. Përsa i përket akuzës së vrasjes në fushatën e 2009-s: unë jam vënë në dispozicion të drejtësisë që të bëhet zbardhja e asaj vrasjeje. Viktima është nga Malësia e Madhe dhe unë nuk jam thirrur asnjëherë nga organet e drejtësisë edhe pse kam treguar publikisht se jam i disponueshëm”, sqaroi Sterkaj, i ftuar në emisionin ‘Top Story’.

“Unë nuk befasohem nga shkrimet e gazetave, por mendoj se ata që më njohin janë befasuar shumë nga kabllogramet”, shtoi Sterkaj.

Bashkurti: Arvizu, ambasador i drejtpërdrejtë

Analisti, Lisjen Bashkurti, bëri një krahasim në qendrimet e mbajtura nga ish-ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Withers dhe ambasadorit aktual, Arvizu. Zoti Bashkurti tha se ndryshe nga Withers, që ishte më tepër diplomat në deklaratat e tij, ambasadori Arvizu është shumë më i drejtpërdrejtë. Sipas tij, deklaratat e Arvizut nuk lënë vend për interpretime nga klasa politike shqiptare. 

“Arvizu është shumë më i drejtpërdrejtë, nuk përdor metafora, duke mos i lënë ambiguitet politikës shqiptare”, deklaroi zoti Bashkurti.

Sipas Bashkurtit, politika e jashtme amerikane është konsekuente dhe nuk ndryshon me ndryshimin e ambasadorëve. Ambasadorët, tha ai, nuk kanë mandate dhe emërohen në bazë të situatës së kërkuar.  

Wikileaks
Luan Hoxha: Withers gënjen
Wikileaks: Tadic-Thaci, takime sekrete
Berisha fshehu projektligjin

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika PS: Integrimi, jo propagandë gadafiste
Integrimi europian i Shqipërisë lidhet ngushtësisht me performancën e institucioneve, në veçanti parlamentit ku që prej të hënës është rikthyer opozita. “Marrëveshja për ujrat të zbatohet”
Marrëveshja e ujërave ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë duhet të zbatohet. Ky ishte mesazhi që ministri i Jashtëm grek Stavros Lambrinidis dërgoi nga Prishtina, ku ndodhej pasditen e së enjtes për një vizitë zyrtare. Rikthehet “Top Story”
Fillon sot sezoni i ri i emisionit politik kryesor në Top Channel, “Top Story” i gazetarit Sokol Balla. Pas një sezoni të suksesshëm vitin e ngarkuar politikisht, viti gjashtë i “Top Story” nis me temën e nxehtë të kabllogrameve të publikuara nga Wikileaks. “Kontroll agjensive të sigurisë”
Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Gjoni gjatë një interviste dhënë për Top Channel u shpreh se opozita ka në dorë një draft të ligjit që po harton mazhoranca, për shërbimin sekret ushtarak, të cilit i jepen kompetenca edhe më shumë se SHISH.
"Vdekja e Shqipërisë demokratike"
"Vdekja e zgjatur e Shqipërise demokratike" është titulli i një artikulli të "Euobserver", që nënkupton fare qartë cfarë vjen më pas.

Lajmet kryesore

“Marrëveshja për ujrat të zbatohet”
Lambonidhis: Me Fratinin në Tiranë për integrimin e vendit
Regjistrimi, zyrtari grek në Tiranë
OSBE: Shqipëria në udhëkryq
Luan Hoxha: Withers gënjen

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›