Lady Gaga gjen dashnor tjetër

Nga Express më 08 shtator 2011 në ora 15:56
Këngëtarja kontroverse Lady Gaga është në lidhje me aktorin Taylor Kinney, ylli i serisë “Ditarët e vampirëve”.
Ata janë njoftuar kohë më parë gjatë xhirimit të videos për këngën e Lady Gaga “You and I”, të cilën ia ka kushtuar ish-të dashurit Luc Carl dhe ndarjes së tyre.
Aktori dhe këngëtarja gjatë xhirimit kanë kuptuar se kanë shumë interesa të përbashkëta, ndërsa gjatë këtij vikendi janë puthur në një bar, ku ata i kanë njohur fansat.
“Vërejta një çift se si po puthet në një tavolinë dhe mu duk se njeriu që ishte aty po e puthte Lady Gagan. Më vonë edhe mysafirët tjerë kuptuan se kjo është Lady Gaga dhe iu afruan, duke i kërkuar autografe, gjë të cilën këngëtarja e ka bërë pa hezitim”, ka shpjeguar një mysafire e barit.