Topalli: Siguria rrugore është shtuar, më pak aksidente

Siguria rrugore është përmirësuar dhe këtë e vërteton ulja numrit të aksidenteve krahasuar me një vit më parë. Drejtori i Policisë Rrugore, Vullnet Topalli deklaron se në korrik 2010 kanë ndodhur 36 aksidente me pasojë humbje jete ndërsa në korrik 2009 kanë ndodhur 42 të tilla.
Topalli pohoi se gjatë kësaj periudhe në territorin e Shqipërisë ka pasur një fluks shumë më të madh automjetesh në qarkullim se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Lidhur me masat ndëshkimore që janë marrë ai tha se janë vendosur 60.000 gjoba , 1784 leje drejtimi janë pezulluar , dhe 2017 automjete janë bllokuar në në korrik 2010.
"Kemi rënie të ndjeshme të numrit të aksidenteve, kjo falë punës parandaluese dhe zbatimit me rreptësi të masave ndëshkimore", u shpreh Topalli.