Meta në Burrel: Akuzat e Edi Ramës janë qesharake
BURREL- Pak dite pasi kreu i PS Edi Rama akuzoi LSI se bashkoi votat me PD për të rrëzuar buxhetin e Bashkisë së Tiranës vjen edhe reagimi i kreut të LSI Ilir Meta. Gjatë një takimi me forumet drejtues të LSI në Burrel, Meta tha se është Edi Rama dhe PS ajo që ka bashkuar disa herë votat me Berishën duke kujtuar ngjarjen e Gërdecit, ndryshimet kushtetuese dhe kodin zgjedhor.
Kreu i LSI-së e ka konsideruar si qesharake akuzimin për bashkëpunim me PD nga ana e kryetarit të Partisë Socialiste. Sipas tij Edi Rama ka bërë bashkëpunimin më të pamoralshëm dhe i ka rrahur shpatullat Berishës ditën e tragjedisë së Gërdecit. Në lidhje me rastin konkret Meta e ka konsdruar të turpshme akuzën e kreut të opozitës pasi ai nuk ishte as i pranishëm në mbledhjen e miratimit të bashkisë që ai vetë drejton.
(e.n/News24/ Balkanweb)