Raporti: Shqipëria e suksesshme me burgjet

"Shqipëria ka bërë përmirësime të ndjeshme në përpjekjet për parandalimin e torturës dhe trajtimin e të dënuarëve". Ky është vlerësimi që i është bërë Shqipërisë në raportin për vitin 2008-të të Komisionit për Parandalimin e Torturës. Komisionit për Parandalimin e Torturës, Këshilli i Europës thekson në raport se delegacioni i tij ka vërejtur një numër përmirësimesh thelbësore në lidhje me kushtet e mbajtjes në qendrat e paraburgimit, me përfundimin së fundmi të transferimit të përgjegjësise së qendrave të paraburgimit nga ministria e Brendshme tek ministria e Drejtësisë. Raporti vijon duke vlerësuar faktin se të gjitha qendrat e burgimit tani janë subjekt i rregullave të njëjta; disa qendra të paraburgimit të cilat janë rekomanduar si të papershtatshme, jane nxjerrë jashtë sherbimit dhe janë kryer investime për të ndërtuar qendra të reja paraburgimi. Ndërkohë, po sipas raportit, nuk ka patur asnjë akuzë kohët e fundit për keqtrajtim fizik të qëllimshem në qendrat e paraburgimit në Durrës dhe Vlorë.Kështu, sipas raportit kryeministri ka dënuar në mënyrë publike aktet e torturës dhe format e tjera të keqtrajtimit dhe ka treguar se qeveria do të ndjekë politikën e tolerancës zero në këtë drejtim.