E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli Angazhim per finalizimin e 12 rekomandimeve

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka priti në një takim Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sannino. Kryeparlajmentarja rikonfirmoi angazhimin e Parlamentit, për të bërë çdo gjë drejt finalizimit me sukses të 12 rekomandimeve, në mënyrë që Shqipëria të meritojë statusin e vendit kandidat.
Kryetarja e Kuvendit theksoi se pas bojkotit dhe bllokimit nga opozita, që nga marrëveshja e nëntorit, në Parlament janë miratuar ligje të rëndësishme në përmbushje të kërkesave të Komisionit Europian, si miratimi i pesë Kodeve, angazhimi i palëve në shqyrtimin e projektligjit për ngritjen e Gjykatës Administrative etj.
Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian vlerësoi rolin e Parlamentit, si një ndër institucionet kyçe për punën që ka bërë në shqyrtimin dhe miratimin e ligjeve dhe reformave të integrimit. Zoti Saninno theksoi se ky është një proces që kërkon dialog konstruktiv dhe bashkëpunim midis palëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›