Privatizimi i Albpetrol, BerishaOpozitës: Jeni parti e naftës
Të tjera rreth shkrimit Live TV- Ndiqni seancen
TIRANE- Privatizimi i Albpetrol është temë e debatit që po zhvillohet në seancën e sotme të Kuvendit, që prej orës 10:00. Deputetet socialiste kundështojnë ndryshimet në ligjin për hidrokarburet synojnë vendosjen e kompanisë Albpetrol në një pozitë të barabartë me kompanitë e tjera që veprojnë në tregun shqiptar, në prag të privatizimi të kësaj kompani, duke qënë se ajo posedonte të dretja duke qënë një kompani shtetërore. Sipas deputetëve PS privatizimi po bëhet në mungesë të plotë të transparencës dhe është një proces klientelist. Nga ana e tij ministri i Ekonomisë, Nasip Naco, mbron projektligjin, duke thënë privatizimi sjell më shume para ne buxhetin e shtetit dhe pasuria shtetërore do te menaxhohet me mirë.
Ora 14: 20 BERISHA: PSE KUNDERSHTONI PRIVATIZIMIN, AHMETAJ: JEMI KUNDER VJEDHJES
Kryeministri Berisha mbrojti pr/ligjin duke deklaruar se nëpërmjet këtij pr/ligji pasuritë e hidrokarburave do të administrohen në mënyrë transparente, dhe fitimet do ti kalojnë në shërbim të popullit. “Pse kundërshtoni privatizimin?”- tha Berisha duke iu drejtuar deputetëve të opozitës. “Dua tju them vetëm kaq. Kujdes zotëri se janë bërë kaq vite dhe përsëri nuk keni hequr dorë nga etiketa partia e naftës. Nafta është pasuri kombëtare e jo pasuri partiake. Nuk janë trena që përmbyseshin me naftë e deputetët tuj nuk shkonin dot në vendlindje… Me atë që i djeg miza pas veshit e kam. Nuk e kam me Majkon. Pse kundërshtoni privatizimin? Ta mbajmë që të rrëzohen deputetët me trenat e naftës ?”- tha Berisha duke ftuar opozitën të votojnë pr/ligjin për privatizimin, pasi në këtë situatë “E gjithë Europa kërkon të privatizojë për të mbrojtur ekonominë nga kriza, sepse menaxhimi privat është më kompetitiv se ai shtetëror."
“Ju ftoj ta votoni këtë ligj si dëshmi e vullnetit që nafta shqiptare të kthehet në një mundësi për qytetarët, si dëshmi e asaj që nuk refuzoni ato që nuk mund të refuzohen' tha Berisha. Në replikë deputeti Arben Ahmetaj tha se me këtë pr/ligj po shesim të drejtën ekskluzive të shfrytëzimit . “Ne nuk jemi kundër privatizimit por vjedhjes. Me çfarë të drejte falni 50 mln euro në vit nga e drejta që shteti ka për të katër marrëveshjet hidrokarbure që janë sot në fuqi”
Ora 11: 11 NACO: TE ARDHURAT E ALBPETROL 700 MILIONE DOLLARE
Ministri i Ekonomisë, Nasip Naco, mbron projektligjin, duke thënë privatizimi sjell më shume para në buxhetin e shtetit dhe pasuria shtetërore do te menaxhohet me mirë. “Të ardhurat e Albpetrol janë 700 milionë dollarë nga 2004- deri në sot. dhe sipas marëveshjes nuk arrijmë të marrim as 5 % të faktorit R, të cilën sipas marëveshjes që e keni firmosur ju e keni falur. Në bazë të ligjit ne duam ta privatizojmë këtë. “- tha Naço.
Duke iu referuar pyetjes se Shalsit, ministri Naço sqaroi se disa të dhëna nuk janë publikuar, për shkak të konfidencës por do tu viheshin në dispozicion. Pyetjes së Ahmetajt se sa është rezerva e naftës sot që studimet dhe provat kanë verifikuar që nxirret me tekonologjinë e sotme, Naço tha “Rezervat arrijnë në 30 milionë tonë, 400 milionë tonë rezervat gjeologjike”
Në replikë deputeti Ahmetaj tha se me këtë pr/ligj po shehim të drejtën ekskluzive të shfrytëzimit . “Ne nuk jemi kundër privatizimit por vjedhjes. Me çfarë të drejte i falni 50 mln euro në vit nga e drejta që shteti për të katër marrëveshjet hidrokarbure që janë sot në fuqi”
Ora 10:58 NIS DEBATI, BRACE: SA PERFITON ALBETROL, SPAHO: ALBPETROL NUK ESHTE PASURI E MADHE
Deputetët PS kane ngritur pyetje në lidhje me privatizimin e Albpetrol drejtuar ministrit të Ekonomisë Nasip Naço. Socialisti Erion Brace kërkoi të dijë sa është sasia e naftës që përfiton kompania Albpetrol në vit dhe vlera monetare të paktën për 3 vitet në vijim. Sa janë respektuar marëveshjet e hidrokarbureve të kompanisë Albpetrol, dhe çfarë qëndrimi ka mbajtur ministria? Shalsi ngriti pyetjen pse nuk publikohen të ardhurat e kompanisë Albpetrol?
Kryetari i Komisionit të ekonomisë, Edmond Spaho në mbrojtje të privatizimit tha se Albpetrol “nuk është ndonjë pasuri kaq e madhe saqë sapo ta nxjerrësh në treg të mund ti nxjerrësh një blerës potencial. Kemi eksperienca që nuk kanë arritur të privatizohen pasi i ka rënë vlera e ndërmarrjes. Prandaj duhet që ndërmarrjen ta nxjerrim në vlera reale.”
ERION BRACE NE FCB: DO DESHMOJME SKANDALIN ME TE MADH ME PASURINE KOMBETARE
“Duke filluar nga ora 10.00, ne kuvend, ne deputetët e opozitës do dëshmojmë për:skandalin me te madh ne Shqiperi me pasurine kombetare, naften dhe gazin! miliona euro pasuri per kompanite e huaja te naftes! zero euro tatim fitimi per qeverine dhe shtetin shqiptar! nuk mjafton vetem kjo, por sot merret vendimi i ri: privatizuesit te shoqerise publike Albpetrol i falen 50 milion euro cdo vit, para kjo qe i takon vetem shtetit shqiptar! vendimin per kete dorovitje shume milioneshe e ka marre sali berisha!”- shkruan Erjon Braçe në profilin e tij në facebook, pak para se të nisë seanca e sotme parlamentare.
PR/LIGJET E TJERA
Në rend të ditës është caktuar dhe shqyrtimi i pr/ligjit për “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, në fushën e përfaqësimit konsullor”; Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi, për zgjidhjen e borxhit të Republikës së Shqipërisë ndaj Malit të Zi”; Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7746, datë 28.7.1993, “Për hidrokarburet (kërkim dhe prodhim)”; projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr.7811,datë 12.4.1994, “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr. 782, datë 22.2.1994, “Për sistemin fiskal në sektorin e hidrokarbureve (kërkim-prodhim).”
(sg/shqiptarja.com)