Rama takon Riker flet vetem kreu i PS-se
Në vijim të vizitës në SHBA, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është takuar edhe me zëvendësndihmës sekretarin e shtetit për Europën, Filip Riker. Sipas një njoftimi që jep zyra për shtyp e Partisë Socialiste në takim është diskutuar mbi shumë çështje që lidhen me demokratizimin e Shqipërisë. Pas takimit pati vetëm një deklaratë nga zoti Rama, i cili tha se biseda ishte frymëzuese dhe u përqëndrua tek bashkëpunimi për të çuar përpara integrimin e vendit. I pyetur mbi qëndrimin e përfaqësuesve të departamentit amerikan të shtetit në lidhje me aksionet politike të opozitës në Shqipëri, Rama është përgjigjur se “për këtë duhet të pyetet Departamenti i Shtetit”. Për takimin e kreut të opozitës në Departamentin e Shtetit nuk ka ende asnjë deklaratë zyrtare nga ky i fundit.