E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli Austria kontribut te jashtezakonshem

Në ceremoninë e çeljes së Ditëve “Shqipëria 100 vite Pavarësi; Marëdhëniet shqiptaro- austriake", Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shprehu mirenjohjen e Shqiperise per kontributin e pazëvendësueshëm që Austria ka dhënë në shpalljen e pavarësisë dhe ngritjen e shtetit shqiptar.

Në këtë ceremoni Kryetarja e Kuvendit solli në vëmendje disa nga personalitetet austriake, figura te shquara te albanologjise, të cilët ajo i vleresoi per ndërtimin e një imazhi krenarie për shqiptarët, vlerat dhe traditat e tyre historike, aspak të njohura në atë kohë për Evropën.

“Kjo miqësi historike- tha zonja Topalli- është thelluar në 20 vitet e fundit, duke u konkretizuar me sukses ne bashkepunimin politik, diplomatik dhe ekonomik". Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, falenderoi Parlamentin Austriak, i cili, me rastin e 100-vjetorit te Pavaresise, miratoi sjelljen në Shqipëri të përkrenares dhe shpatës së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu, të cilat ndodhen në Muzeumin e Vjenës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›