Topalli Bojkoti i socialisteve mision kunder integrimit

Kryeparlamentarja Topalli pas kthimit nga Cekia foli per emra konkrete te celules antieuropiane. Ne takimin e zhvilluar me zv.presidentin e Bundestagut gjerman Osvald zonja Topalli tha se bojkoti parlamentar e kreu misionin e tij kunder proceseve integruese te vendit duke thene se pas kesaj qendrojne kreu i opozites Edi Rama dhe presidenti Bamir Topi. Nga ana tjeter Zv. presidenti i Bundestagut gjerman tha se Gjermania beson ne nje te ardhme europiane te Shqiperise ndersa nenvizoi se Bundestagu dhe komisionet e vecanta ne Gjermani do te shqyrtojne rezultatin e progres raportit per Shqiperine. Gjate ketij takimi palet vleresuan si shume te mire bashkepunimin ne te gjitha fushat ndermjet dy vendeve ndersa thane se vitet e fundit ka nje dinamizem te bashkepunimit mes dy parlamenteve me shkembime te shumta te vizitave te delegacioneve parlamentare. Ndersa persa i perket bashkepunimit ekonomik Zv. Kryetari i Bundestagut gjerman theksoi se pervec 50 sipermarrjeve gjermane qe jane prezent ne Shqiperi Gjermania eshte e interesuar per thellimin e bashkepunimit ekonomik dhe rritjen e investimeve.