Topi Punoni per realizimin e 12 rekomandimeve

Ne qytetin e Fierit po kryhen festime per 40-vjetorin e teatrit Bylis ku mori pjese dhe presidenti Topi i cili i beri serish thirrje paleve te lene menjane sharjet dhe fyerjet ne parlament por te punojne per realizimin e 12 rekomandimeve te Komisionit Europian. Kreu i shtetit theksoi gjithashtu se seanca e djeshme plenare provoi konkludimet e Komisionit Europian. Sipas tij akuzat mes pozites dhe opozites po penalizojne shoqerine shqiptare duke bere qe vendi te mos ece perpara me reformat. Madje parlamenti duhet te punoje per realizimin e 12 rekomandimeve. I pyetur ne lidhje me mos dekretimin e ligjit per menaxhimin e mbetjeve kreu i shtetit theksoi se ligji ka kontradita mes neneve ne disa moment dhe se duhen rishikuar. Ne ceremonine e organizuar me rastin e 40-vjetorit te teatrit Bylis presidenti Topi zhvilloi dhe nje takim me kryetarin e Bashkise se Fierit Baftjar Zeqaj.