Topalli-Dagutien:Lituania, mbështetje për në BE

Lituania ofron mbështetjen e saj për vendin në aspiratën drejt Bashkimit Europian. Këtë fakt e ka konfirmuar kryetarja e Parlamentit Lituanez Irena Dagutien, gjatë një takimi me kryeparlamentaren Jozefina Topalli.
Po ashtu, në mbështeteje të këtij qëndrimi edhe nënkryetari i Parlamentit të Lituanisë është shprehur se vendi i tij mbështet aspiratën e Shqipërisë për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian në të gjitha mënyrat e mundshme.
Nga ana tjetër, Kryetarja Jozefina Topalli ka vlerësuar mbështetjen dhe avokatinë e çdo vendi mik, në përpjekjet e saj për integrim.
Gjatë qëndrimit në Vilnius, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli pati një takim të rëndësishëm dhe të veçantë me Presidentin e Institutit Demokratik Amerikan zotin Ken Wallack. “Demokracia shqiptare e kaloi me sukses, ashtu sikurse SHBA pak vite më parë, një test të demokracisë. Zgjedhjet konkurruese dhe transparente të 8 majit, pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në zgjedhje dhe periudha e apelimeve, treguan në të njëjtën kohe së në Shqipëri, vota është e lirë dhe sistemi funksionon. Zgjedhjet e 8 majit ishin zgjedhjet më të mira dhe më të drejta, që Shqipëria ka realizuar deri më sot” u tha më tej.