E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intenacionalja e PS-së, miraton rezolutën për Shqipërinë

Internacionalja e Partisë Socialiste miraton rezolutën për Shqipërinë. Kjo rezolutë i referohet krizës politike në vend, ku sipas saj, Kolegji Zgjedhor ka treguar pavendosmëri. Me nota të rrepta, Këshilli i Internacionales Socialiste deklaron se është vënë në rrezik legjitimiteti i votës dhe se vendimi i KQZ-së, nuk bazohet në kodin zgjedhor dhe se Kolegji duhet të bëjë drejtësi.

“Në datën 8 maj, Rama fitoi ndaj Bashës. Duhen zgjedhje të lira për demokraci funksionale”, citohet në rezolutën e “IS”.

Kryeministri i Greqise, Jorgo Papandreu, eshte Presidenti i Internacionales Socialiste.  Prej kohesh, Partia Socialiste e Shqiperise, nuk ka njohur rezultatin e zgjedhjeve vendore të 8 majit.

Sipas socialisteve, rezultati i zgjedhjeve eshte i manipuluar. Kjo kerkese ka shkaktuar debate te ashpra politike mes paleve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›