Topalli Duhet ta admirojme cdo grua qe guxon
Një artiste me forcë krijuese dhe pasion të madh për jetën, Diana Ziu, ishte sot në prezantimin e Fundjavës së artit në Kuvendin e Shqipërisë.
Ekspozita “Ndiqe ëndrrën” nën tingujt e kompozimeve të saj, përcolli te të pranishmit në një harmoni interesante ngjyrash të ndezura dhe penelatash të forta dëshirën për jetën dhe gjithçka që e rrethon.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha se ekspozita me piktura e Diana Ziut ka një domethënie unike, ajo është homazh i guximit të një gruaje për jetën, për familjen, për fëmijët, për botën.
“Diana nuk vjen thjesht si kompozitore, si artiste, por shpirti i saj artistik sot vjen përmes një shpërthimi tjetër, tha ajo, shpërthimi përmes ngjyrave që janë ngjyra të ndezura, të forta, të një jetë të rigjetur, të riçelur.
Piktura e Dianës sot me ngjyrat e saj të forta flet për guximin e saj të fortë, është guximi i një gruaje që përveçse është një artiste e dashur, është një grua që ka fituar një betejë shumë të vështirë , me një sëmundje të rëndë”, tha ajo.
Kryetarja e Kuvendit, si lidere e mbrojtjes së të drejtave të grave shqiptare dhe shëndetit të nënës, tha se admiron çdo grua që guxon.
“Diana Ziu, - tha ajo, - sot i flet çdo gruaje që përballet me një sëmundje të vështirë dhe që fiton, sepse është një sëmundje kundër të cilës mund të fitosh”.
Vetë artistja, në një atmosferë shumë emocionuese, shprehu falënderim dhe mirënjohje të thellë për inkurajimin që Kryetarja e Kuvendit po i jep artistëve dhe vlerësoi veçanërisht mbështetjen e saj ndaj të gjitha grave, në betejën e ashpër kundër kancerit.
“Unë e mposhta frikën me një vullnet të madh dhe besim te Zoti.
Ndiqni ëndrrën se është bukur, ënda është mrekulli”, - u shpreh kompozitorja dhe piktorja Diana Ziu.
Deputetja Rajmonda Bulku tha se “të jesh një grua e shquar nuk është asgjë më shumë se Diana Ziu; ajo është një grua e fortë dhe me pasion të madh për artin dhe jetën”.
Bulku vlerësoi nismën e Kryetares së parlamentit ‘Fundjava e artit në Kuvend’ që e ka kthyer Parlamentin jo vetëm në shtëpi të qytetarëve por edhe në një atelie artistike të Tiranës ku mblidhen artistëve të arteve të ndryshme.