E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Edi Rama duhet shmangur nga jeta politike Rozeta Rapushi

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha dje nga Kamza, se kryetari i opozites, Edi Rama, eshte nje politikan per tu shmangur. Gjate nje takimi me banoret ne kete bashki, Topalli, u shpreh se nje politikan nuk mund ta quaje kurre veten politikan nese ai se pari nuk respekton Kushtetuten. "Nje politikan nuk eshte kurre politikan kur ai nuk respekton ligjin, nje politikan eshte per t'u shmangur, per t'u cuar ne periferi te shoqerise shqiptare nese guxon te shkoje deri ne ate moment, kur ne konference shtypi, i pyetur nga nje gazetar nese jeni i gatshem per kompromis, per te respektuar piken 6 te nenit 178 te Kodit Elektoral, thote "jo", ky nuk eshte politikan, aq me pak te mos jete drejtues i nje partie", akuzoi Topalli. Sipas saj, ne historine politike nuk ka ndodhur kurre nje situate e tille. Por sipas Topallit, shqiptaret jane qytetare te mencur nuk i thane lamtumire vizave, perkundrazi ata i vune vizen atyre te cileve nuk respektojne ligjin, nuk respektojne shtetin. Nga ana tjeter, Topalli shprehu keqardhjen edhe per mungesen e opozites per nje kohe te gjate ne Komisionet Parlamentare si dhe ne seancat plenare te Kuvendit. Sipas saj, keqardhja per opoziten vjen ne nje kohe kur gjate ketyre muajve Kuvendi dhe komisionet parlamentare kane bere nje pune te jashtezakonshme, ne nje kohe qe nje pjese e deputeteve nuk u lejuan qe te hynin ne Parlament dhe te jepnin edhe ata kontributin e tyre per heqjen e vizave. "Shpreh keqardhjen e thelle qe ata nuk u lejuan te hynin ne Parlament qe te respektonin mandatin qe qytetaret u kishin dhene. Une shpreh trishtimin e madh, qe ato nuk u lejuan qe te vinin ne Parlament dhe te votonin bashke me ne ligje qe kerkonte Bashkimi Evropian per te levizur pa viza dhe te kishin mundesi qe te jepnin nje kontribut modest", tha Topalli. Ajo permendi se gjate gjithe kohes kur opozita mungonte ne Kuvend, maxhoranca iu perkushtua plotesimit te cdo kerkese qe kishte si detyrim per procesin e liberalizimit te vizave. Topalli u shpreh se Kuvendi ka miratuar gjate kesaj periudhe 176 ligje, marreveshje, vendime e rezoluta, qe jane baza te jashtezakonshme te reformave te jashtezakonshme, per te cilat ky vend ka nevoje. "Vetem gjate kesaj periudhe Kuvendi i Shqiperise, ka kaluar dhe ka miratuar ligjin anti-mafia, qe eshte nje ligj i jashtezakonshem, nje ligj qe kerkon qe per secilin prej atyre qe jane te lidhur me gjera te papastra te shkohet dhe te kontrollohet burimi i parase", permendi ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›