E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria në 7 muaj, 400 vendime e 80 projektligje

Shtator-prill, dosje voluminoze vendimesh. Mandati i ri, qeveria, me bollëk reformat e reja

Një mandat i ri qeverisës që brenda 7 muajve ka me bollëk hartimin e projektligjeve, vendimeve, udhëzimeve dhe akteve normative që synojnë reforma të reja ekonomike, administrative dhe me karakter social. Një fillim i mbarë për mandatin 2009-2013, pasi qeveria Berisha brenda një kohe të shkurtër ka mundur të miratojë 400 vendime, 80 projektligje dhe afro 15 udhëzime dhe akte normative. Gjatë kësaj periudhe, Këshilli i Ministrave nën drejtimin e z. Berisha ka bërë të mundur përgatitjen dhe miratimin e një sërë vendimesh, të cilat konsistojnë në çuarjen përpara të reformave të nisura, duke ndërmarrë nisma të reja në sektorët më jetikë të vendit. Përparësi u është dhënë vendimeve dhe projektligjeve që kanë të bëjnë me çështjet socialiste, si ato të krijimit të fondeve të veçanta për ish-pronarët, dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë, reforma shëndetësore, vendime për arsimin, ku spikatën që në fillim të mandatit të ri, vendimet për hapjen e universiteteve të reja në vend. Po ashtu, reforma e pagave dhe pensioneve, e cila pritet të konkretizohet sipas premtimit të qeverisë me rritjen e tyre në muajin maj të këtij viti. Gjatë 7 muajve të parë të mandatit të dytë qeverisës, Këshilli i Ministrave u ka kushtuar një rëndësi të veçantë vendimeve për kalim pronësie të parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale, të cilat u bën të përjavshme 4 muajt e mëparshëm dhe do të vazhdojnë deri në qershor, deri në përmbylljen e plotë të këtij procesi në mbarë Shqipërinë. Po ashtu, vihet re vendimi për lejimin e zhvillimit të procedurave të disa prokurimeve apo kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, bursat e shtetit dhe pagesat e nxënësve dhe studentëve përgjatë vitit 2009-2010. Ky ishte dhe një ndër vendimet e para të qeverisë së re në muajin shtator të vitit të kaluar, i cili përkoi me fillimin e vitit të ri shkollor. Qeveria Berisha nuk la pa vëmendje as vendimet për dëmet e shkaktuara herë pas here nga moti i keq, duke bërë të mundur dëmshpërblimin e plotë të familjeve të dëmtuara. Një rëndësi e veçantë iu kushtua gjatë kuaj periudhe të parë të qeverisjes edhe reformës fiskale apo vendimeve të tilla, si ai i shtypjes së letrave me vlerë apo rishikim të buxhetit të shtetit. Një angazhim i plotë i qeverisë u tregua gjatë përgatitjes së projektligjeve të cilat afrojnë me shifrën 80 që nga muaji shtator e deri në mbledhjen më të fundit të Këshillit të Ministrave, atë të së martës së kaluar. Konkretisht, projektligji për shpalljen e moratoriumit për mjetet motorike lundruese të Republikës së Shqipërisë apo projektligjin për sipërmarrjet e investimeve, atë të sistemit të taksave, tatimin mbi vlerën e shtuar, projektligj për akciza të ndryshme apo faljen e kamatëvonesave të kontribuuesve të sigurimeve të detyrueshme shoqërore të papaguara të të vetëpunësuarve. Qeveria herë pas here ka nxjerrë udhëzime dhe akte normative për mënyrën e zbatimit të disa prej vendimeve dhe projektligjeve të hartuara prej saj. Më të shumtat kanë qenë udhëzimet për shqyrtimin e titujve të pronësisë dhe mënyrën e verifikimit të tokës bujqësore apo udhëzimin për miratimin e kostos së ndërtimit të banesave. Vendimet për legalizimet jo rrallë janë shoqëruar edhe me udhëzime përkatëse, të cilat kanë bërë të mundur funksionimin edhe më normal të ecurisë së këtij procesi. Por një tjetër angazhim dhe punë serioze e pret qeverinë Berisha përgjatë muajve që vijnë dhe deri në përmbylljen e mandatit të 2013-s, përgjatë të cilit ka projektuar reforma të tjera mjaft të rëndësishme që do të konkretizohen pikërisht përmes vendimeve dhe projektligjeve të tjera që do të marrin miratimin e anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›