E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Ftesa ne NATO, fund tranzicionit

"Ftesa per ne NATO, do te thote ne te vertete, fundi i tranzicionit ne Shqiperi, por kjo ftese, do te thote per shqiptaret edhe me shume mundesi per zhvillimin dhe mireqenien e tyre ekonomike, do te thote me shume siguri per Shqiperine dhe per kombin shqiptar ne cdo situate te ardhshme, do te thote qe investitoret do ta shohin Shqiperine si nje vend jashtezakonisht atraktiv per te sjelle investimet e tyre, gje qe do te ndikoje direkt ne jeten e cdo shqiptari. Marrja e fteses per ne NATO do te thote edhe nje hap me shume pertej ne perspektiven tone evropiane". Kjo ka qene deklarata e Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, qe nga Shkodra, teksa kishte shkuar ne perkujtim te 2 prillit, ku humben jeten 4 heronjte e demokracise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›