Gjyqesori i fali Delijorgjit 200 mije USD
Ne procesin penal, akuza ka bere rekurs pas vendimit te Apelit qe e shpall "te pafajshem"
Gjate nje procesi gjyqesor, qe ka perfunduar ne shkurt te vitit 2007, te tre shkallet e gjyqesorit kane vendosur anulimin e nje gjobe prej 17783648 lekesh te reja, duke votuar ne favor te Mihal Delijorgjit. Sasia e hekurit prej 747 tonesh te importuar nga firma "Perparimi" e Mihal Delijorgjit dhe vellait te tij, Kristos, eshte trajtuar ne nje proces civil ndermjet biznesmenit dhe Drejtorise se Pergjithshme te Doganave. Behet fjale per nje sasi hekuri, qe pretendohej te ishte perfituar ne kembim te tankeve te ushtrise shqiptare qe do te shkriheshin jashte Shqiperise. Ne vendimin nr. 35, date 05.03.2004 te deges se Doganes se Durresit, thuhej se firma "Perparimi" ka shitur hekurin ne tregun vendas pa bere me pas zhdoganimin e tij, duke shkelur keshtu Kodin Doganor. Gjykimi filloi ne Gjykaten e Rrethit te Durresit. Ne vendimin e saj nr. 353, date 17.02.2005, gjykata ka vendosur te pranoje kerkesen e biznesmenit per shfuqizimin e vendimit te doganave ne lidhje me gjoben. Gjykata ka argumentuar se "Drejtoria e Pergjithshme e Doganave nuk ka paraqitur prova te mjaftueshme per te mbeshtetur pretendimet e saj". Kjo pasi ne njerin prej dokumenteve te paraqitura ne gjykate, kishte nje gabim ne date. Vendimi i Gjykates eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit te Durresit me vendimin nr. 569, date 22.12.2005, ndersa gjykimi final eshte bere ne Tirane. Me vendimin numer 84, te dates 06.02.2007, Kolegji Civil i Gjykates se Larte me shumice votash vendosi lenien ne fuqi te vendimeve te dy gjykatave te shkalles me te ulet, te cilat kishin vendosur te lironin firmen "Perparimi" nga pagimi i afro 200 mije dollareve amerikane. Gjyqtaret Agron Lamaj, Fatos Lulo dhe Ardian Dvorani votuan pro Delijorgjit, ndersa Perikli Zaharia dhe Irma Bala votuan kunder. Prokuroria e Apelit te Durresit ka bere nje rekurs ne Gjykaten e Larte per vendimin e Gjykates se Apelit Durres. Behet fjale per vendimin e 15 dhjetorit te vitit 2007 kur Gjykata e Apelit Durres ka shpallur "te pafajshem" Mihal Delijorgjin per vepren penale te "evazionit fiskal", "kontrabandes me mallra te tjere" dhe "falsifikimit te dokumenteve". Kerkesa eshte depozituar ne janar te 2008-es ne Gjykaten e Larte dhe ndodhet ende ne dhomat e regjistrimit.
A. Aliu/R. Caushaj