E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ndarja, serbet s'fitojne asgje"

Planet e Beogradit per ndarjen e Kosoves jane te vjetra dhe nuk do t'u sjellin asgje te mire serbeve ne Kosove dhe as atyre ne Beograd. Kete vleresim ka bere Rame Buja, nga Partia Demokratike e Kosoves, dje ne nje interviste per Radion Evropa e Lire.

Autoritetet serbe ne Beograd vazhdojne te insistojne ne ate qe ata e quajne ndarje funksionale te Kosoves midis shqiptareve dhe serbeve. Si i shihni ju keto plane te Beogradit zyrtar?

Konsideroj se keto plane nuk jane te reja, shume te vjetra, qe i rivene ne veprim serbet. Une besoj se keto jane perpjekjet e fundit qe te bejne dicka qe nuk eshte racionale per serbet e Kosoves. Ne mendojme se keto veprime nuk do t'u sjellin mire as atyre ne Beograd, as ketyre ne Kosove. Mendoj se inkuadrimi dhe integrimi i serbeve ne Kosove, ne shoqerine e re te krijuar, do te ishte shume me perfitues, sesa cdo veprim tjeter. Mirepo, keto gjera, keto plane, keto insistime nuk na befasojne asnjehere. Si fqinj te mire mund te bisedohet per gjera te caktuara, mirepo me keto insistime, qe nuk jane hic ne kuader te nje korrektesie elementare politike te fqinjesise se mire, gjerat nuk mund te behen.

Ne kete kuader eshte paralajmeruar edhe mbajtja e zgjedhjeve parlamentare serbe ne Kosove. Cfare mendoni se duhet te beje Prishtina ne kete drejtim, te lejoje apo jo mbajtjen e ketyre zgjedhjeve?

Po te ishte ne kompetenca te Prishtines, te Qeverise se re te Kosoves, kjo do te ishte vendosur shume lehte, shpejt dhe ne menyre racionale. Por, meqe akoma UNMIK-u ka funksionet e veta per te ndale apo mos ndale mundesine e mbajtjes se zgjedhjeve, kjo le nje zbrazetire. Perndryshe, nese flitet per disponimin e lidershipit te Kosoves, ata natyrisht jane per t'u mos mbajtur keto zgjedhje, sepse ligjet e Ahtisarit nenkuptojne dyshtetesine, por, megjithate, ai qe ka dyshtetesine do percaktohet se ku dhe ke do zgjedhe. Andaj, Kosova nuk do te duhej te ishte nje poligon eksperimentimi, te vazhdoje te jete, sepse ka qene nje kohe te gjate, dhe eshte mire qe ata qe deshirojne te marrin pjese ne zgjedhjet e Serbise, te shkojne ne Serbi dhe te votojne dhe kane te drejten dhe mundesine qe te mos jene te penguar. Por, te mbahen zgjedhje ne Kosove kur Kosova ka shpallur mevetesine e vet dhe eshte pranuar prej 36 shteteve, do te ishte nje provokim i rende per popullaten shumice te Kosoves. Druaj se mund te provokohet ndonje gje qe nuk e deshiron asnjera pale, por njerezit ekstreme jane nga te dyja palet. Mbase ka edhe pak kohe kur institucionet e Kosoves mund te dalin me nje mendim te prere per kete gje, natyrisht duke u koordinuar me bashkesine nderkombetare. Besoj se nuk do te kete telashe te medha rreth ketij problemi.

Nderkohe, bisedimet mbi nje ceshtje te ndjeshme midis Prishtines dhe Shkupit kane filluar, pra mbi demarkacionin e kufirit midis te dyja vendeve. Si e shihni ju zgjidhjen e ketij problemi?

Meqe ka kaluar ne sfond politik kjo dhe marreveshjet politike nganjehere dine te jene me te suksesshme se ato qe jane teknike dhe administrative, besoj se edhe kjo ceshtje do te perfundoje mire. Veprimi i arsyeshem dhe racional i Maqedonise dhe i krijimit te nje ndjenje me miqesore mes shtetit me te ri ne bote, Kosoves dhe saj, do kishte ndodhur po qe se ata pa shtruar kushtin e demarkacionit do pranonin pavaresine e Kosoves. Por, kjo ka ndodhur tanime dhe jane formuar dy grupe dhe une besoj se do te jete nje marreveshje shume permbajtjesore.

Ne Bukuresht ka filluar samiti i NATO-s, ne te cilin pritet qe tri vendet e Ballkanit, Shqiperia, Maqedonia dhe Kroacia, te marrin thirrje per t'iu bashkuar Aleances. Kur e shihni Kosoven ne poziten qe jane keto tri vende?

Nuk do te shkoje rruge shume e gjate, sic u ka shkuar disa tjereve. Maqedonia kremton 17 vjetorin e pavaresise dhe tashme, pas 17 vjeteve pritet te hyje ne NATO. Une besoj se rruga jone do te jete me e shkurter, per shkak te rrethanave te krijuara.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›