E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli Gjermania partneri strategjik i Shqiperise

Deputeti Schulte tha se ndihet shume i gezuar qe vjen ne Shqiperi ku takimi me realitetin eshte impresionues dhe krejt i ndryshem nga perceptimet qe krijohen ku ndodhesh jashte tij.

Deputeti gjerman i percolli Kryetares se Kuvendit pershendetjet e perzemerta ne emer te Kryetarit te Parlamentit gjerman zotit Lammert i cili eshte nje nga personalitet gjermane qe ka mbeshtetur me shume Shqiperine ne proceset integruese. Kryetarja e Kuvendit tha se Gjermania eshte nje aleat strategjik per Shqiperine dhe integrimin e saj evropian si dhe donatori kryesor ne BE per reformat ekonomike te Shqiperise.

Me tej Topalli tha se Shqiperia si vend anetar i NATO-s po jeton momente te paharrueshme te vendimit historik te heqjes se vizave. Shqiperia - u shpreh Kryetarja e Kuvendit vendi qe ka perjetuar izolimin nje shekullor dhe diktaturen me te eger te komunizmit ne Evrope sot ndihet e konsideruar ne identitetin e saj evropian pasi rrenjet e saj te lashta historike dhe kulturore i perkasin ketij kontinenti.

Deputeti i Bundestagut Schulte u shpreh se atmosferen evropiane ne Shqiperi e ka prekur cdo moment te vizites se tij dhe shtoi se shqiptaret me heqjen e vizave kane te gjitha arsyet te ndihen te respektuar dhe shume prane Evropes.

Me tej Kryetarja e Kuvendit trajtoi ne menyre te permbledhur treguesit kryesore te ndryshimeve transformuese te Shqiperise ku nder te tjerash ajo vecoi rolin kryesor te vendit tone ne stabilitetin dhe progresin ne rrajon rritjen ekonomike hovin cilesor ne turizem etj.

Duke iu referuar dhe qendrimeve te liderve evropiane Kryetarja e Kuvenit ritheksoi se Evropa nuk mund te jete e kompletuar pa anetaresimin e vendeve te Ballkanit Perendimor ne BE. Me tej biseda u perqendrua ne programin e bursave per te rinjte per praktikante ne Bundestagun gjerman ku deputeti Bernhard Schulte vleresoi vecanerisht cilesite dhe standardet e kultures se konkurrenteve shqiptare.

2010-11-19 1004

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›