E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Iniciativa e PS? Mjafton nje deputet

Ne adrese te Partise Socialiste, ka mberritur edhe nje thirrje tjeter per t’i dhene fund bojkotit dhe per t’u futur ne parlament.

Kete here nuk eshte vetem kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, por edhe kryetari i senatit kanadez, Noel Kensela, prania e te cilit ne Tirane shenon viziten e pare te nje niveli te tille ne Shqiperi.

"Ne perdorim fjalen parlament e cila vjen nga gjuha frenge qe do te thote 'me fol'. Nje nga kushtet per te folur eshte prania ne Parlament. Si Kryetar parlamenti une inkurajoj te gjithe anetaret e tij te vine dhe te flasin ne Parlament“, tha Kensela.

Ndersa Topalli theksoi se deputetet e opozites do te kene te gjitha hapesirat qe lejon kushtetuta, ligji dhe gjithe fleksibiliteti i Kryetares se Parlamentit per t'i respektuar ne detyren e tyre.

Zonja Topalli u pyet nga gazetaret edhe per nismen ekstraparlamentare te Partise Socialiste, qe nepermjet 20 mije firmave nga zgjedhesit t’i coje mazhorances per shqyrtim ne parlament, nje projektligj qe kerkon hapjen e kutive te votimit.

"Ne baze te kushtetutes dhe te ligjit nuk ka nevoje qe t'i lodhin fare shqiptaret.Mjafton inisiativa e nje deputetit per t'u shqyrtuar ne Parlament. Rruget kushtetuese, rruget ligjore respektohen ne Parlament“, theksoi Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›