Kablloret, pirateria vazhdon

Ne takimin e fundit mes perfaqesueseve te KKRT-se dhe drejtueseve te kompanise DigitAlb e SuperSport, iu ishte premtuar se ne fillimin e kesaj jave do te beheshin te ditura masat e marra ndaj operatoreve qe kane bere keto shkelje e vazhdojne t’i bejne ne rrethe te ndryshme te vendit.
Por te kontaktuar nga Top Channel, drejtuesit e KKRT jo vetem qe nuk kane qene te gatshem te bejne te ditura masat qe duhet te kishin marre, por nuk kane qene ne gjendje per percaktimin e nje afati tjeter.
Edhe kete here autoriteti mbikqyres i radiotelevizioneve tregon dobesi te theksuara ne menaxhimin e situates dhe te operatoreve qe ai vete i ka licensuar, duke cuar ne kete pike daljen nga kontrolli te situates e cila vazhdon te demtoje kompani si DigitAlb e SuperSport qe kane shpenzuar shuma te medha per te transmetuar programe te ndryshme, ne menyre ekskluzive konform legjislacionit shqiptar.