Topalli: Investimet e qeverisë do të vazhdojnë
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ka marrë pjesë në disa inagurime në Komunën Bushat të Shkodrës. Fillimisht u inagurua rruga e rikonstruktuar që lidh Bushatin me fshatin Barbullush me një gjatësi prej 18 km, një fond prej 90 milion lekësh. Krahas kësaj u hapën punimet për ndërtimin e një fushe sportive, në qendër të Bushatit, fond ky prej 120 milion lekësh, i akorduar nga Komuna Bushat. Kryetarja e Kuvendit i garantoi banorët e Bushatit dhe gjithë Shqipërisë së projekteve e investimeve nga kjo qeveri në mandatin e dytë të saj do vazhdojnë. E pyetur nga mediat, zonja Topalli komentoi edhe qendrimin e kryetarit të Partisë Socialiste për mosnjohjen e zgjedhjeve.