E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantët, të interesuar për pasaportat biometrike

Muaji gusht ka rikthyer radhët në zyrat e aplikimit për kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike. Bëhet fjale kryesisht për emigrantë që kanë ardhur me pushime, e që e kanë shfrytezuar këtë periudhë për t’u pajisur me dokumentat e rinj të identifikimit. Deri më tani reth 70 mijë shtetas janë paisur me pasaportën e re, një dokument që shumë shpejt do të jetë i vetmi për të udhëtuar jashtë Shqipërisë, pasi me liberalizimin e vizave pasaportat e vjetra dalin jashtë funksionit.
Pritet që numri i aplikuesve për pasaportën e re të rritet në shtator, me mbarimin e sezonit të pushimeve. Pajisja me pasaportat biometrike është kushti i mbetur që Shqipëria të përfitojë nga lëvizja e lirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›