Pse duan t'i demtojne institucionet e Kosoves

Interviste me Prof. Jusuf Bajraktari. Si e shikon ai vendimin e Ministrise se Arsimit dhe Shkences se Kosoves per tjetersimin e destinacionit dhe pronesise se nderteses se re te Institutit te Historise. Cfare demesh i sjelle punes shkencore te akademikeve kosovare, ky veprim i fundit
Duket se letra e perkrahjes qe eshte hartuar nga studiuesit shqiptare e zbardh dhe shqetesimin e studiuesve kosovare. Beqir Meta, homologu i tij shqiptar ne Tirane, e ka shprehur keshtu kete shqetesim ne letren e hartuar: "Ne mendojme se qeveria e Kosoves duhet te marre masa efektive dhe te shpejta per te forcuar institucionet shkencore albanologjike. Afirmimi nderkombetar dhe ne hapesiren shqiptare i historise, kultures dhe identitetit te shqiptareve te Kosoves do te mbetet edhe per disa dekada nje beteje e madhe shkencore dhe do te jete nje pjese e rendesishme e afirmimit te shtetesise se Kosoves. Pikerisht per kete arsye madhore keto institucione dhe ne kete kuader edhe Instituti i Historise, duhet te fuqizohen e modernizohen ne infrastrukture, ne numrin dhe perberjen e kuadrit dhe ne gjithe aktivitetin studimor. Mbajtja dhe perdorimi i kesaj ndertese nga Instituti i Historise nuk eshte nje luks, por nje kusht dhe premise e domosdoshme per realizimin e ketij objektivi madhor me rendesi kombetare". Ne kete interviste, drejtori kosovar shprehet per kete problem.
Si eshte ecuria e problemit tuaj ne lidhje me godinen?
Instituti i Historise ka nje histori 41 vjecare. Qe nga themelimi e deri me sot ai punon ne lokale me qira. Pas vitit 1979 kur jemi vendosur ne ndertesen e Arkivit te Kosoves pothuajse kemi pas lokal te mjaftueshem per nevojat e Institutit. Me 1990, pas vendosjes se masave te dhunshme, dhe pas mbylljes se Institut nga Kuvendi i Serbise, ne punuam ashtu si mundem dhe si ditem por nuk e nderpreme per asnje cast punen. Mirepo, pas perfundimit te Luftes Clirimtare me 1999 u rikthyem ne ndertesen e Arkivit te Kosoves por me nje siperfaqe shume te kufizuar dhe me pas me 2004 kemi adoptuar edhe disa zyre nen shkalle dhe ne korridoret e Arkivit. Qeveria e Kosoves e udhehequr nga kryeministri Bajram Rexhepi, duke e kuptuar drejte kete situate ne te cilen nuk ekzistonin as kushtet elementare per pune dhe veprimtari shkencore, mori vendim per te ndertuar nje objekt per Institutin e Historise.
Nga viti 2000 e deri ne 2003 kur iu vu gur-themeli godines nga Presidenti i Kosoves Dr. Ibrahim Rugova, Instituti eshte angazhuar dhe ka siguruar te gjitha dokumentet e nevojshme nga Universitetit i Kosoves, organet komunale te Prishtines si dhe nga ato qendrore qeveritare. Edhe pas venies se gurit te themelit Instituti eshte angazhuar per sigurimin e mjeteve financiare per ndertimin e godines qe gjendet afer Institutit Albanologjik.
Per kete objekt kemi pas perkrahjen e Qeverise se Kosoves e sidomos te Ministrise se Arsimit, Shkences dhe Teknologjise. Perkrahje kemi pas edhe nga Kuvendi i Kosoves i cili eshte themelues i ketij institucioni. Tani kur ndertesa eshte para perfundimit dhe kur ne po prisnim te hyjme ne te dhe te zhvillojme veprimtari shkencore, nje vendim arbitrar i Qeverise se Republikes se Kosoves me dt. 31.7.2008, me te cilin ndertesa Institutit te Historise i jepej ne shfrytezim Bibliotekes Kombetare dhe Universitare te Kosoves, jo vetem qe na befasoi ne por edhe mbare opinionin e gjere. Une si drejtor i Institutit te Historise me te marre lajmin per vendimin mbi tjetersimin e nderteses sone bera perpjekje te shumta qe zyrtarisht te vej kontakt me qeveritar kompetent, por ishte e kote. Te vetmit zyrtare te larte te Republikes se Kosoves me te cilet kemi kontaktuar jane: Presidenti z. Fatmir Sejdiu dhe kryetari i Kuvendit z. Jakup Krasniqi dhe sipas mendimit tone e kuptuan seriozisht te drejten legjitime te Institutit per te pasur godinen qe eshte destinuar per te".
Mendoni se eshte i paramenduar plani per te prishur funksionimin e institutit tuaj apo ndonje koncept ndryshe per funksionimin e Institutit te Historise se vendit tuaj?
"Nuk do te kisha hyre ne mendjet e atyre te cilet kane marre vendime arbitrare dhe mbi te gjitha kane falsifikuar edhe vendimin e Qeverise se Kosoves. Ne baze te dokumentacionit dhe informatave qe kemi siguruar shihet se per nje vendim te tille per ndertesen e Institutit te Historise, Qeveria jo vetem qe nuk ka votuar por as qe ka debatuar pervec qe eshte njoftuar me nje kerkese gjithashtu te falsifikuar te Bordi te Universitetit te Prishtines, kerkese te cilen e ka paraqite para Qeverise z. Agim Hyseni zevendesminister i Arsimit Shkences dhe Teknologjise.
Nuk kisha dashur e as nuk mund ta marr me mend se edhe ne Qeverine e Republikes se Kosoves mund te gjenden forca te cilat marrin guxim te pengojne zhvillimin normal te Institutit te Historise apo te institucioneve tjera shkencore dhe kulturore te Kosoves. Sa per ndonje koncept tjeter ndryshe per funksionimin e Institutit te Historise dhe te institucioneve tjera shkencore e kulturore ne Kosove jemi te hapur, kemi disa ide por edhe mirepresim cdo ide te re e te argumentuar nga te gjithe ata qe ia don te miren Kosoves, institucioneve kerkimore-shkencore dhe zhvillimit te tyre ne kushte e rrethana te reja te krijuara pas Shpalljes se Pavaresise se Kosoves".
Cfare mbeshtetje keni deri me tani?
Instituti i Historise si institucion me rendesi te vecante kombetare, pas perpjekjeve tona per t'i informuar mekanizmat vendimmarrese dhe per ta sensibilizuar opinionin e gjere publik dhe shkencor ka marre nje perkrahje te madhe. Edhe dy institucionet me te larta te Republikes se Kosoves sic eshte Presidenti z. Fatmir Sejdiu si dhe Kryetari i Parlamentit z. Jakup Krasniqi, kane shprehe gatishmerine e tyre per te ndihmuar zgjidhjen e ketij problemi dhe rishqyrtimin e njeanshem te qeverise. Ne kete drejtim Instituti ka marre mbeshtetje edhe nga subjektet politike qe marrin pjese ne Kuvendin e Kosoves si nga Kryesia e LDK-se pastaj partite opozitare si Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, Lidhja Demokratike e Dardanise dhe Aleanca Kosova e Re, perfaqesuesit e te cileve i kane bere publike qendrimet e tyre ndaj vendimit arbitrar te Qeverise. Gjithashtu edhe dy komisione te Parlamentit te Kosoves: Komisioni per Arsim, Shkence, Teknologji, Kulture, Rini dhe Sport dhe Komisioni per te Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione, kane konstatuar se vendimi i Qeverise se Republikes se Kosoves nuk ka mbeshtetje ligjore-kushtetuese dhe si i tille duhet te rishqyrtohet dhe te anulohet.
Nga institucionet shkencore dhe kulturore Instituti perkrahjen me te madhe e ka marre nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve te Kosoves e cila per mes te nje komunikate me shkrim ka shprehur shqetesimin e vet per veprimin arbitra te Qeverise se Kosoves ndaj Institutit te Historise aq me teper kur Instituti jo vetem qe nuk eshte konsultuar por as qe eshte njoftuar zyrtarisht deri me sot.
Permes komunikates me shkrim Akademia e Shkencave dhe e Arteve te Kosoves terheq verejtjen dhe vlereson se Kosova ka nevoje per zhvillimin e metejshem te rrjetit te institucioneve shkencore dhe jo per tjetersimin tyre".
Po nga Shqiperia?
Nje perkrahje Instituti ka marre edhe nga drejtori i Institutit te Historise ne Tirane Akademik Beqir Meta, i cili permes nje prononcimi shpreh shqetesimin e vet dhe te Institutit qe ai drejton, lidhur me fatin e nderteses se Institutit te Historise. Perkrahje kemi marre edhe nga nje grup studiuesish nga Tirana si: Prof. Dr. Marenglen Verli, Prof. Dr. Gazmend Shpuza, Prof. Assoc. Dr. Hamit Kaba, Dr. Dritan Egro, Mr. Ledia Dushku etj. Gjithashtu Instituti ka marre edhe shume mesazhe, telefonata e letra perkrahjeje nga individ dhe institucione te vendit dhe te diaspores shqiptare si dhe perfaqesues te shoqatave te ndryshme".
Kush eshte Bajraktari
Prof. dr . Jusuf Bajraktari eshte drejtor i Institutit te Historise ne Prishtine dhe i eshte i angazhuar edhe ne funksione te ndryshme publike. Prof. dr. Jusuf Bajraktari ka qene deputet i Parlamentit te Kosoves 1992-1998.