Topalli: Kongresi i PS-së ishte një kurban-kongres
07/11/2011 Kryetarja e Kuvendit uroi dje besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit
“Ne jemi një popull që mbi bazën e sakrificës dimë të vlerësojmë çfarë është liria”
Kongresi i socialistëve, i mbajtur të shtunën, për kryeparlamentaren Jozefina Topalli është një kurban-kongres. Duke bërë një paralelizëm me librin e publikuar pak ditë më parë nga kreu i opozitës Edi Rama me titull “Kurbani”, Kryetarja e Kuvendit e ka cilësuar kongresin si një kongres të radhës të krijuar nga Rama. Pas vizitës së djeshme në selinë e Komunitetit Mysliman për festën e Kurban Bajramit, Topalli u është përgjigjur pyetjes së gazetarëve të pranishëm mbi kongresin socialist. “Kurban-kongres”, - është përgjigjur Topalli, e cila më pas ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Urimi për Kurban Bajramin
Besimtarët myslimanë u përshëndetën dje nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në festën e Kurban Bajramit. Fillimisht Topalli bëri një vizitë në Komunitetin Mysliman, ku u prit nga kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar haxhi Selim Muça. Duke e cilësuar si një ditë të shënuar, që të bën të reflektosh mbi sakrificën e të shohësh me optimizëm nga e ardhmja, Kryetarja e Kuvendit u shpreh: “Së pari dua t’ju uroj ju gazetarëve dhe të gjithë shqiptarëve kudo që ata janë: gëzuar dhe për shumë vjet Kurban Bajramin! Është një festë e bukur si dita e sotme, është një festë që bazohet te sakrifica. Qëndrimi për sakrificën, i pranuar nga Zoti bën që çdo shqiptar, çdo besimtar ta shohë me optimizëm të ardhmen. Qoftë kjo ditë e gëzuar dhe Bajrami i ardhshëm të jetë edhe më i mirë sesa sot. Gëzuar të gjithëve!”
Ndërsa në takimin e saj gjatë vizitës së djeshme në Kryegjyshatën Botërore, ku u prit nga baba Edmond Ibrahimi, Topalli nënvizoi: “Ne jemi një popull i sakrifikuar dhe mbi bazën e sakrificës dimë të vlerësojmë çfarë është liria. Dimë të vlerësojmë ç’do të thotë të ecësh përpara dhe të shohësh vendin tënd që bëhet më mirë, të shohësh familjen tënde që të jetë mirë, fëmijët që të jenë mirë dhe e ardhmja të jetë optimiste. Gëzuar të gjithëve!”
Kongresi i PS-së
Kongresi i Partisë Socialiste i mbylli punimet mbrëmjen e së shtunës, ndërkohë numërimi i votave për anëtarët e Asamblesë Kombëtare të kësaj partie është shtyrë për ditën e sotme. Më pas do të jetë asambleja e re që do të zgjedhë kryesinë dhe sekretarët, që do të jenë stafi më i afërt i kryetarit Edi Rama.
Nga ana e saj Partia Demokratike me anë të deputetit Gerti Bogdani e cilësoi të shtunën e kaluar kongresin e Partisë Socialiste si një “trill dhe terapi grupi”.