Komision për ndërtimin e xhamisë së re
07/11/2011 Kryebashkiaku Basha uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit
Në mbledhjen e radhës, Këshilli Bashkiak do diskutojë modalitet për ndërtimin e xhamisë
Këshilli bashkiak i kryeqytetit do të mblidhet sërish brenda pak ditësh, ku krahas vendimeve të tjera pritet edhe ngritja e komisionit që do ti hapë udhë punës për ndërtimin e xhamisë së munguar për besimtarët myslimanë. Lajmi është konfirmuar nga vetë kryetari i bashkisë Lulzim Basha menjëherë pas vizitës së zhvilluar në selinë Komunitetit Mysliman, ku ka uruar festën e Kurban Bajramit. Krahas urimit për besimtarët Basha shprehu vendosmërinë e tij për të nisur sa më parë punën për ndërtimin e xhamisë se re, duke konfirmuar ngritjen e komisionit që do të merret me të gjitha modalitet për ndërtimin e xhamisë. “Besimtarëve myslimanë dua tu uroj: gëzuar edhe për shumë vjet! Në veçanti besimtarëve të Tiranës dua tu jap lajmin se në mbledhjen e ardhshme të këshillit bashkiak ne do të miratojmë komisionin për xhaminë e qytetit, ku do të përfshijmë përfaqësues të Komunitetit Mysliman, besimtarë të Tiranës, përfaqësues të të gjitha institucioneve, një grup gjithëpërfshirës. Të gjithë se bashku do të nisim punën e madhe dhe të mirë për ti dhënë komunitetit të besimtarëve të Tiranës xhaminë e munguar prej kohësh”, - ka deklaruar Basha. Xhamia e re parashikohet të ndërtohet në hapësirën e njohur si “Namazgjaja”, që ndodhet pranë Kuvendit të Shqipërisë. Nuk do të jetë thjesht një objekt kulti, por një kompleks multifunksional. Godina e re do të ndërtohet në një sipërfaqe mbi 5 mijë metra katrorë, në brendësi të së cilës do të ofrohen të gjitha shërbimet e një qendre kulturore të besimit islam, me bibliotekë dhe salla konferencash. Aktualisht në hapësirën territoriale të kryeqytetit funksionojnë rreth 7 xhami të vogla, të cilat nuk përmbushin nevojat e besimtarëve. Sipas ekspertëve, truallit të Namazgjasë i është marrë një sipërfaqe e konsiderueshme nga zgjerimi i rrugëve të Unazës dhe asaj "Xhorxh Bush", e cila mbeti pa u kompensuar nga bashkia. Por për kompensimin e kësaj sipërfaqeje pak muaj më parë Këshilli i Ministrave vendosi që ti rikthejë Komunitetit Mysliman një sipërfaqe prej 2570.5 metra katrorë, duke e çuar sipërfaqen e përgjithshme në rreth 5300 metra katrorë.
Ndërtimi
Xhamia e re parashikohet të ndërtohet në hapësirën e njohur si “Namazgjaja”, që ndodhet pranë Kuvendit të Shqipërisë, në një sipërfaqe mbi 5 mijë metra katrorë. Përfaqësues të komunitetit kanë konfirmuar se, duke qenë se ndërtimi i xhamisë së re kushtëzohet edhe nga drejtimi i Kiblës (Qabesë), tashmë kanë nisur bisedimet edhe me pronarët që kanë tokë anash me truallin e Namazgjasë, me qëllim që të krijohet trualli i nevojshëm për xhaminë e re.