E Hënë, 2 Nëntor 2026

Topalli: Kush nuk ka votuar ende në diasporë, ta bëjë sa më shpejt

Drejtuesja politike e Diasporës në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli, ka pretenduar për parregullësi mbi shpërndarjen e zarfeve me fletët e votimit të emigrantëve në Greqi. Në një deklaratë për mediat, Topalli ftoi shqiptarët e diasporës që, në rast se nuk janë regjistruar për të votuar jashtë vendit, të vijnë  fizikisht në Shqipëri për të votuar në 11 Maj.

“Ato që nuk kanë mundur të regjistrohen dhe që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, kanë një mundësi dhe unë i ftoj të bëjnë një sakrificë të fundit, që të marrin biletat, apo makinat që fundi i javës së ardhshme të jenë në Shqipëri, e të jenë pjesë e ndryshimit të madh në vendlindjen e tyre. Së fundi, gjatë kësaj kohe ne kemi monitoruar, ndjekur, kemi pasur raportime nga shtete të ndryshme, kryesisht nga Greqia ku janë identifikuar disa probleme të rëndësishme. I ftoj të gjithë shqiptarët që jetojnë atje të na informojnë për çdo parregullsi që mund të kenë vënë re. Ne do t’i përcjellim ato menjëherë dhe me përgjegjësi”, tha Topalli.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›