E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Levizja e diplomateve, keqkuptim

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, sqaroi dje se "largimi" i perfaqesive nderkombetare nga Kuvendi, ne momentin kur po raportonte Kryeprokurorja Ina Rama, ishte nje keqkuptim administrativ. Pas publikimit te letres kritike te ambasadorit te SHBA-se ne vendin tone, Xhon Uithers, se perfaqesues se ambasades e diplomate u debuan nga salla e Kuvendit, Kryeparlamentarja beri publike letrat, me te cilat ajo i ktheu pergjigje Uithers. "Nuk ka ndodhur dhe nuk do te ndodhe kurre qe te largohet njeri nga ndjekja e punimeve te Parlamentit. Ndryshimi i vendeve, nga lozha ne galeri, per punonjesit e huaj, ka qene vetem keqkuptim administrativ, per shmangien e te cilit ne te ardhmen jane marre te gjitha masat", i ktheu pergjigje Topalli ambasadorit Uithers. Ajo thekson se Kuvendi ndihet i nderuar te mireprese titullare te Trupit Diplomatik, ambasadore, shefa misionesh e perfaqesues te tjere, ne punimet e Parlamentit. "Jam e lumtur qe, se bashku me koleget kemi arritur te bejme transparente, me shume se kurre, veprimtarine e Kuvendit te Shqiperise. Ashtu si edhe ne seancat e tjera plenare, edhe ne ate te dates 17.07.2008, me nje axhende intensive me shume pika ne rend te dites, punimet e kesaj seance jane transmetuar drejtpersedrejti mbi 5 ore, ne disa kanale televizive", reagoi Kryetarja. Me nje leter te tille, ajo iu drejtua dhe ambasadorit te OSBE-se ne vendin tone, Robert Bosch. "Deshiroj t'ju siguroj se, sic i shkrova edhe ambasadorit Uithers, nuk ka ndodhur dhe nuk do te ndodhe kurre qe te largohet njeri nga ndjekja e punimeve te Parlamentit. Per shmangien e cdo keqkuptimi administrativ ne te ardhmen, jane marre te gjitha masat", argumenton Topalli, duke shtuar se e konsideron nder te vecante per Kuvendin e Shqiperise pranine e ambasadoreve dhe te stafeve te tyre ne ndjekjen e punimeve te Parlamentit. Rozeta Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›