E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uithers i kerkoi Topallit te mos deboje diplomatet

Ambasadori i SHBA ne vendin tone, Xhon Uithers, i dergoi nje shkrese zyrtare, disa dite me pare, Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, ku u ankua se perfaqesues se kesaj ambasade u debuan nga zona e vendeve diplomatike ne Kuvend. Nepermjet letres qe prej disa ditesh ndodhet ne zyren e Kryetares Topalli, Uithers shpreh tronditjen dhe zhgenjimin se perfaqesues se ambasades se SHBA dhe diplomate u debuan, kur ne salle po fliste Kryeprokurorja Ina Rama. "Debimi i stafit tim nga zona e posteve diplomatike ngre dyshime serioze, lidhur me angazhimin e Parlamentit jo vetem per te qene i hapur dhe transparent, por edhe per bashkepunimin tone ne kete perpjekje te rendesishme", shkruan Uithers. Ne letren dorezuar Topallit, ambasadori i SHBA shpreh hapur shqetesimin nga ky veprim si dhe nga veshtiresite ne rritje qe po has stafi i tij dhe perfaqesite e tjera diplomatike ne ndjekjen e seancave parlamentare. "Kerkoj prej jush te me garantoni qe nje incident i tille nuk do te ndodhe me dhe se parlamenti do te bashkepunoje ne te ardhmen, per te lehtesuar mundesine e pjesemarrjes se misioneve te huaja ne seanca parlamentare", thekson Uithers.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›