E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: “Lulzim Basha i ka kthyer buzëqeshjen Tiranës”

23-02-2013 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar te emisioni “Zonë e Lirë” të gazetarit Arjan Çani: Rama, si “Liza në botën e çudirave”


Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në një rrëfim të veçantë dhe të ndryshëm për jetën e saj mbrëmë në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arjan Çani, komentoi dhe aktualitetin politik. Kryeparlamentarja u ndal te perspektiva europiane e Shqipërisë, duke bërë përgjegjëse Partinë Socialiste për vonesat e shkaktuara në marrjen e statusit të vendit kandidat. Ajo tha se duke mos votuar 3 ligjet e Komisionit Europian, PS i mohon Shqipërinë miliona euro investime direkte të Brukselit. “Mosvotimi i 3 ligjeve është problem i Partisë Socialiste dhe Edi Ramës. Ai ka filluar dhe beson në fantazinë e tij. Ndonjëherë ky është si ‘Liza në botën e çudirave’. Ai ka probleme me veten e vet. Duke mos votuar 3 ligjet, Shqipëria humbet miliona euro nga fondet e Komisionit Europian, miliona euro investime në shkolla, rrugë, arsim dhe shëndetësi. Deputetët e tij rrinë urtë, se kanë hallin e listave, as flasin dhe votojnë, votojnë kur u thotë ai, të vjen keq për ta”, u shpreh ajo.  Kryetarja e Kuvendit, përgënjeshtroi zërat në media që e lidhin atë me postin e Kryetarit të Partisë Demokratike, sipas saj, sot PD e ka një kryetar, kryeministrin e vendit, Sali Berisha.  Gjithashtu, Topalli vlerësoi edhe drejtimin e Bashkisë së Tiranës nga Lulzim Basha. Sipas saj, “Lulzim Basha i ka kthyer buzëqeshjen Tiranës”, ndërsa pohoi se mbështet rikandimin e Bashës për një mandat të dytë si qytetari i parë i metropolit të shqiptarëve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›