E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Marrëveshja e Ohrit, kusht për përfaqësim të barabartë

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e ka cilësuar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit si kusht që garanton përfaqësimin e barabartë që qytetarëve dhe të përdorimit të gjuhëve dhe grupeve të ndryshme etinike ndërsa ka deklaruar se dhuna është e dënueshme. Në këtë mënyrë është shprehur Zonja Topalli gjatë fjalës së mbajtur para parlamentarëve maqedonas në Shkup.

“Vitin e kaluar, në Shkup, Ju festuat 10-vjetorin e marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje që ka vendosur themelet për paqe dhe demokraci, për decentralizimin e pushtetit, për përfaqësimin e barabartë të shtetasve dhe përdorimin e gjuhëve të grupeve të tjera etnike. Zbatimi i saj mbetet vendimtar për paqen dhe të ardhmen Evropiane” shtoi ajo.
 

Zonja Topalli thekoi se intensifikimi i dialogut, perspektivat integruese janë e vetmja alternativë për të gjithë rajonin. “Rajoni ka ndryshuar. Nuk ka më genocide, nuk ka mizori, nuk ka më luftë. E kaluara i ka mësuar atij se: çdo rast dhune, ndaj kujtdo që bëhet është vetëm për t`u dënuar. Historia ka mësuar se dhuna është arsyeja e atij që ka gabim. “ Dhuna është një metodë lufte inferiore, brutale, e mbi të gjitha, iluzive në arsyet e “triumfit efemer ”. Koha që jetojmë refuzon me neveri çdo shfaqje dhune, intolerance” ka theksuar Topalli.

Duke folur për zhvillimet ekonomike zonja Topalli tha se dy vendet tona po bëjnë përpjekje për krijimin e një infrastrukture të përbashkët rajonale, përmes njohjes më mirë të njëri-tjetrit dhe angazhimit të përbashkët në ndryshimin e imazhit të rajonit, për ta bërë atë një treg tërheqës dhe konkurrues.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›