Kufizimi i mandatit, Kryeministër jo më shumë se dy herë
Lëvizja alternativa civile ka zytarizuar idenë e saj për të kufizuar mandatin e të zgjedhurve vendorë. Ata janë mbështetur edhe nga deputetë të dy kraheve politikë, të cilët kanë rëndë dakort që koha e gjatë në pushtet përvecse të con në shterimin e energjive dhe ideve, sjell edhe riciklimin e pushtetit të tyre përmes korrupsionit dhe blerjes së votës.
Por Besnik Bare shkoi më tej duke kërkuar kufizim edhe për deputetët dhe për Kryeministrin.
Sipas të dhënave mbi 30 % e të zgjedhurve vendorë që dolën nga zgjedhjet e fundit, kryetarët e komunave dhe bashkive janë duke konsumuar mandate nga 3 në 6. Lëvizja alternativa civile propozoi që të prodhohen mekanizma ligjorë për tu limituar derin në dy mandate.