Tragjedia ne Oslo rritet numri i viktimave

Të paktën 80 të vdekur është bilanci i viktimave në Olso, kur një person i armatosur hapi zjarr në ishullin Utoeja ku ishin mbledhur nëe grup të rinjsh. Policia e Oslos ka marrë nën hetim një 32 vjeçar norvegjez i cili mendohet se ka lidhje me ngjarjet e së premtes.
Në ishull me qindra persona ishin mbledhur në një kamp veror të organizuar nga Partia Laburiste në pushtet. Dëshmitarë thanë se një burrë i gjatë biond, i veshur si oficer policie hapi zjarr mbi të rinjtë e mbledhur.
Policia tha se numri i viktimave mund të rritet ndërsa forcat e kërkim shpëtimit po përpiqen për të tjerë në ujërat e ishullit.
Ndërsa nga shpërthim në qendër të Oslos, numri i viktimave është 7. Kryemisitri Jens Stoltenberg, në një dalje para mediave mbrëmjen e së premtes tha se anëtarë të qeverisë janë mes viktimave. Ai i cilësoi sulmet si një “tragjedi kombëtare”.
“Norvegjia është goditur nga sulme të përgjakshme dhe tronditese. Do të gjejmë përgjegjësit dhe do t’i vendosim para përgjegjësisë”, ka thënë kryeministri. Përkrah tij ndodhej ministri i drejtësisë Knut Storberget, i cili konfirmoi dhe arrestimin e 32 vjeçarit për ngjarjet në ishull.
Sulmet në Oslo janë marrë përsipër nga një grup deri më sot i panjohur, “Mbështetësit e Xhihadit Global”, që autoritetet e lidhin me publikimin e karikaturave të profetit Muhamed. Lajmin e bën të ditur televizioni publik norvegjez NRK.