Topalli: Mbështesim pavarësinë e gjyqësorit

Maxhoranca del në mbrojtje të vendimit të gjyqtarëve për thirrjen e konferencës kombëtare të gjyqësorit dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KLD-së. Ky qëndrim është shprehur qartë gjatë një takimi që kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka zhvilluar me të zgjedhurit e Kuvendit në KLD Lefteri Lleshi dhe Neshat Fana. Mësohet se kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka ftuar në takim edhe nënkryetarin e KLD-së Kreshnik Spahiu i cili nuk ka qenë pjesë e bisedës për shkak të një udhëtimi jashtë vendit.
Duke deklaruar se maxhoranca mbështet plotësisht autonominë e pushtetit gjyqësor, kryetarja e Kuvendit Topalli ka deklaruar se është në të drejtën e trupës gjyqësore të përcaktojë rregullat e zgjedhjes së përfaqësuesve të saj në KLD.
Sipas Topallit qëndrimi i Kuvendit është i prerë dhe i qartë ne mbështetje te trupës se Gjyqësorit të vendit dhe të drejtën e tij për të zgjedhur dhe zëvendësuar çdo pesë vjet përfaqësuesit e vet në KLD. Kështu maxhoranca ka dalë kundër numrit 2 të KLD-së Kreshnik Spahiut duke theksuar se që çdo qëndrim, që pengon Gjyqësorin në ushtrimin e të drejtave të veta është antikushtetues dhe i papranueshem për Kuvendin e Shqipërisë.
Kryetarja Topalli ka deklaruar gjatë këtij takimi se të drejtat e Gjyqësorit për t'u përfaqësuar në KLD me të zgjedhurit e tij nuk mund të pengohen, tjetërsohen dhe asgjësohen nga askush.
Në kushtet kur ligji për konferencën e gjyqësorit është rrëzuar nga gjykata kushtetuese dhe ligji I ri nuk mund të miratohet për shkak të bojkotit të opozitës, trupa gjyqësore vendosi thirrjen e konferencës në 5 dhjetor , konferencë e cila do të zgjedhë 4 anëtarët e rinj të KLD. Ndërkohë që numri 2 i KLD-së është Kreshnik Spahiu ka deklaruar se gjyqtarët duhet të presin miratimin e ligjit të ri para se të zgjedhin anëtarët e KLD-së.