E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet në Tiranë Range Roveri i vjedhur i futbollistit Gatuzzo

TIRANË- Është gjetur në kryeqytet automjeti i vjedhur i futbollistit të Milanit, Gennaro Gatusso.

Lajmi konfirmohet nga burimet të policisë, sipas të cilave është bllokuar e më pas sekuestruar automjeti tip Range Rover me targa TR 0056 P, ndërsa targat origjinale të makinës janë CW542YG.

Sipas policisë është shoqëruar edhe poseduesi i saj dhe personi që dyshohet se e ka sjellë automjetin në Shqipëri, emrat e të cilëve nuk bëhen ende të ditur. Për të dy këta ka nisur procedimi penal.

Rreth nje vit me pare ne Shqiperi e me pas ne Maqedoni, u gjet edhe nje BMW X5 prone e vjedhur e futbollistit te njohur David Beckham. Grupet shqiptare te trafikut te makinave jane akuzuar edhe per grabitjen e Mercedesit te ish-futbollistit dhe trajnerit te njohur Franc Bekenbauer



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›