E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli Me 8 Maj Edi Rama shenon humbjen e betejes politike te radhes

Kryetarja e Kuvendit, njëkohësisht nënkryetare e Partisë Demokratike, çeli fushaten zgjedhore të 8 Majit në Pukë, duke u bërë thirrje sipmatizantëve dhe mbështetësve të kësaj force politike që të angazhohen në një fushatë pozitive, duke vënë nëqendër qytetin dhe qytetarin si filozofia e forcës politike që qeveris vendin.

“Kjo filozofi mbështet dhe projektet vendore për Pukën, Fushë-Arrëzin dhe komunat përreth, të cilat do të marrin jetë, si të gjitha projeket kombëtare që mori përsipër dhe realizoi qeveria”, tha ajo.

Duke shtuar se fushata e Partisë Demokratike, është një fushatë pozitive.

“Ne nuk kemi retorikë, por kemi fakte, ne kemi vepra, ne kemi rrugë të shtruara.

Ne nuk kemi urrejtje, por kemi heqje të vizave; ne nuk kemi shpifje, por fakte konkrete.

Pas rrugës së kombit, heqjes së vizave, rritjes së rrogave, pensioneve, përmirësimi i jetës brenda qytetit, ju duhet të ndiheni krenarë si pukjanë”.

Kurse në lidhje me kundërshtarin politik, Topalli u shpreh se më 8 Maj, Rama do të shënojë humbjen e betejës politike të radhës, tashmë në nivel lokal.

“Ka humbur betejën politike për bojkotin e Parlamentit, ka humbur betejën politike në përpjekjen e tij për të bllokuar Parlamentin dhe axhendën e integrimit.

Ka humbur betejat për të bllokuar liberalizimin e vizave, ka humbur betejën e tij në të ashtëquajturën lëvizje çadriste.

Ka humbur betejën e tij për të shtyrë datën e zgjedhjeve lokale; ka humbur betejën e tij politike për të ndryshuar rregullat e lojës, kur loja kishte filluar.

Në të gjithë këto vite, zoti Rama ka humbur të gjitha betejat politike. Tani është i detyruar për të bërë një betejë lokale, që të zhvilojë një garë në nivel administrativ.

Natyrisht, në betejën me Sali Berishën, e ka humbur dy vite më përpara”, përfundoi ai.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›