E Diel, 1 Nëntor 2026

Vezhguesit Vendore thirrje opozites Mos bojkoto KQZ-ne

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë për zgjedhjet e 8 Majit, i bën thirrje opozitës që anëtarët e KQZ-së të propozuar prej saj të marrin pjesë në punën e komisionit duke përmbushur detyrimin e tyre ligjor dhe qyetar.

Rekomandimet janë bërë në raportin e parë për zgjedhjet e 8 majit të bërë publikë nga koalicioni.

Pjese e raportit ishte dhe trajnimi i komisionerëve të KZAZ-ce, KQV-ve dhe GNV-ve, një proces i mbetur pezull për shkak të mos plotësimit nga opozita të rekomandimeve të KQZ-së për anëtarët e tyer në qendrat e votimit.

Në rekomandimet për partitë politike, kërkohet që ato të angazhohen për një fushatë të qetë me etikë qytetare dhe konkurim mbi platforma idesh dhe alternativash zhvillimi në funksion të qyetarit.

Një tjetër pjesë e raportit ishte edhe roli dhe kontributi i deritanishëm dhe professional i Policisë së Shtetit, dhe notat positive që kjo organizatë mori në proceset e fundit zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›