E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli Nje presidente grua Kosova shenje e larte emancipimi

 Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i shprehu urimet më të mira zonjës Atifete Jahjaga, për zgjedhjen si Presidente e Republikës së Kosovës.

“Jam e lumtur që Kosova në shenjë të lartë emancipimi ka sot një president grua”, tha ajo.

Në mesazhin e saj të urimit Kryetarja e Kuvendit shprehet:

“Në emrin tim dhe të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta dhe urimet më të mira për zgjedhjen tuaj si Presidente e Republikës së Kosovës, dhe si e para grua në këtë post të lartë dhe të nderuar.

Unë gjej rastin të përgëzoj liderët politikë të Kosovës që treguan pjekuri dhe emancipim për të vënë interesat e vendit mbi çdo gjë dhe përballuan me sukses këtë sfidë në të mirë të popullit të Kosovës, për të vazhduar reformat dhe perspektivën evropiane te vendit tuaj.

Por mbi të gjitha, unë jam e lumtur që Kosova në shenjë të lartë emancipimi ka sot një presidente grua dhe gratë dinë të bëjnë më të mirën për vendin e tyre. Edhe një herë më lejoni, e nderuar znj. Jahjaga, t’Ju bëj urimet më të mira në detyrën dhe misionin e Presidentes së Republikës së Kosovës”, citon mesazhi i Topallit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›