Kamëz, simpatizantët e PD-së dhe PS-së përplasen për flamujt

Vendosja e flamujve elektoralë ka krijuar tensione dhe përplasje gjatë natës mes simpatizantëve të partive politike në afërsi të Bashkisë Kamëz.
Militantët e Partisë Demokratike janë përplasur me ato të Partisë Socialiste, ndërsa këta të fundit vendosnin postera dhe flamuj elektoralë për zgjedhjet e 8 majit.
Në Kamëz ishin kreu I PS-së së Tiranës, Pjerin Ndreu dhe kandidati I PS-së për bashkinë e Kamzës Ragip Suli.
Gjithashtu në zonë ishin të pranishëm edhe forca policie për garantimin e rendit.