Zgjedhjet e 8 majit, sot hapet zyrtarisht fushata elektorale

Është hapur sot në orën 00:00 dita e parë e fushatës elektorale për zgjedhjet vendore. Përreth një muaj kandidatët e partive politike dhe koalicionioneve të subjekteve politike do të shpalosin programet e tyre për një qeverisje vendore në bashki, njësitë bashkiake dhe komuna, për të ardhur më pas më 8 maj, ditë kur do të mbahen zgjedhjet.
Në bashkinë më të madhe në Shqipëri ajo e kryeqytetit do të përballen, kryetari aktual i bashkisë Edi Rama pjesë e koalicionit " Aleanca për të Ardhmen" dhe Lulzim Basha nga Partia Demokratike pjesë e koalicionit " Aleanca për qytetarin".
Pavarësisht se këto zgjedhje janë vendore, që do të thotë se nuk ndikon në pushtetin qëndror, gara është bërë shumë e ashpër. Ajo është shoqëruar disa herë edhe me incidente të vogla. Ndërsa PS-ja ka deklaruar se këto do të jenë zgjedhje politike.