Topalli: Nuk ka negociata me LSI-në

Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli nga Bushati i Shkodrës ka hedhur poshtë zërat për negociata PD-LSI. "Ende nuk ka negociata me LSI" ka thënë Topalli. Ajo tha se Partia Demokratike ka merituar mandatin e dytë, dhe qytetarët e kanë vlerësuar për atë që PD bëri në mandatin e parë.
"Ka qenë një sfidë e madhe dhe unë jam e bindur që qeveria Berisha 2 do të funksionojë sepse kur Berisha 1 erdhi në pushtet në vitin 2005 situata ishte në vështirësi të madhe duke filluar nga korrupsioni i larë" u shpreh Topalli.