E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Në mandatin e dytë do mbyllin reformën në pronësi

Kryeministri Berisha premton se gjatë mandatit të dytë qeverisës do të mbyllë reformën në pronësi. Gjatë një vizitë në disa fshatra në bregut të Jonit, kryeministri Berisha u ndal në fshatin Ilias, ku inauguroi rrugën e re për në Manastirin e Shën Theodhorit dhe plazhin e Gjipesë. Duke theksuar bukuritë e mëdha të vendit tonë, kryeministri tha se turizmi mbetet përparësi e kësaj qeverie.
Rruga e re, me gjatësi rreth 3 kilometra, përmirëson ndjeshëm lëvizjen jo vetëm të banorëve të fshatit Ilias, por, njëkohësisht, edhe të flukseve turistike drejt plazhit të Gjipesë dhe në një nga pikat më të bukura të bregdetit të Jonit, në Manastirin e Shën Theodhorit. Rruga është ndërtuar me të gjitha elementet e infrastrukturës moderne, me trotuare dhe ndriçim, me vlerë investimi prej rreth 29.4 milion lekë.
Kryeministri Berisha prej disa ditesh ndodhet në Himarë ku po kalon pushimet kohë të cilën e ka shfrytëzuar edhe për inagurime dhe vizita në fshatrat e kësaj zone.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›