Kuvend, debat mes Tahirit e Dules

Debati i ashpër mes deputetit të Partisë Drejtësi për Integrim, Dashamir Tahiri dhe kreut të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Dule në Kuvend.
Deputeti Dashamir Tahiri ka akuzuar Dulen për faktin se nuk u ngrit në këmbë kur u mbaj një minutë heshtje në nder të viktimave të represionit ndaj çamëve. Tahiri duke iu drejtuar Dules tha se do ta mësonte ai si të mbante një minutë heshtje .Pas kësaj pati një reagim të ashpër nga Dule. Ai pohoi se pas kërcënimit ng Tahiri duhet të reagonte kryeparlamentarja Topalli. "Po t'i ndodhte një deputeti tjetër Topalli do raagonte po kjo nuk po ndodh. Unë s'i jap kuj llogari kur çohem në këmbë", tha ai.
Pas kësaj, Tahiri kërkoi përsër fjalën për të replikuar dhe në këtë moment zëvendëskryetari i Kuvendit vendosi të ndërpresë seancën për 5 minuta.