Topalli: Opozita të vijë në Kuvend për reformat
Sipas burimeve nga zyra e shtypit e Kuvendit, Miesch ka theksuar se zgjedhjet e 28 qershorit ishin transparente. Gjatë takimit, Topalli shprehu kënaqësinë se synimi për arritjen e standardeve zgjedhore u realizua.
Ajo tha se i gjithë kuadri zgjedhor, përfshirë kodin, ndërtimin e KQZ-së, regjistrin e zgjedhësve, kartat e identitetit, transparencën në numërim ishin standarde të arritura për herë të parë në Shqipëri e që bënë që këto zgjedhje të ishin më të mirat e realizuara ndonjëherë.
Miesch theksoi se së bashku me vëzhguesit e tjerë ndoqëm nga afër çdo proces, vëzhguam ditën e votimit, ishim dëshmitarë në procesin transparent të numërimit të votave, ndoqëm deklarat e subjekteve politike ditën e zgjedhjeve dhe vlerësimi ynë u pasqyrua në raportin final, ku u theksua se zgjedhjet arritën angazhimet kryesore të OSBE-së. Edhe në vende me demokraci më të vjetër si në Zvicër, tha ai, ka ende probleme teknike në zgjedhje, por kjo nuk e cenon legjitimitetin e tyre.
Duke folur rreth Asamblesë së OSBE-së së mbajtur në Athinë pak javë më parë Miesch, nënvizoi se Presidenti i asamblesë parlamentare të OSBE-së Soares e konsideroi një sukses misionin e OSBE-së në zgjedhjet në Shqipëri. Duke u ndalur në situatën aktuale politike, Kryetarja e Kuvendit nënvizoi rëndësinë e pjesëmarrjes së opozitës në parlament ku, siç theksoi ajo është vendi i dialogut dhe i kompromiseve. Nga ana e tij raporteri Miesch theksoi se “bojkoti nuk është zgjidhje.”
Kryetarja e Kuvendit tha se shumë reforma të rëndësishme, veçanërisht përsa i përket sistemit të drejtësisë dhe ligjeve që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave kërkojnë praninë e opozitës, ndaj dhe ftesa që deputetët të vijnë në parlament është gjithnjë e hapur.