Tadiç : Nuk do ta pranojmë kurrë pavarësinë e Kosovës
Pas takimeve, mes dy homologëve u nënshkruan marrëveshje ekonomike, në infrastrukturë dhe transporti, për sigurinë sociale, si dhe marrëveshje të tjera në fushat teknike dhe financiare.
Gyl theksoi rëndësinë që ka nga ana historike arritja e marrëdhënieve me Serbinë në një pikë strategjike, dhe tha : "Qëndrimi me tendenca paqësore, që përkrah ngritjen ekonomike dhe arritjen e mirëqenies, mendoj se do ti japë një kontribut të madh Serbisë dhe rajonit në marrëdhëniet tona dy palëshe".
Ndërkohë Tadiç tha se Serbia mbron në mënyrë të sinqertë dhe fuqimisht tërësinë territoriale të çdo vendi, por ai nuk u tërhoq në lidhje me çështjen e Kosovës.
"Ne nuk kemi për ta pranuar asnjëherë pavarësinë e Kosovës, tërësia territoriale do të mbrohet qoftë nga ana ligjore qoftë nga ana diplomatike. Por Serbia do të jetë e hapur për një zgjidhje të pranueshme reciprokisht dhe që do të ketë vazhdueshmëri", deklaroi Tadiç.
Presidenti Gyl, i cili pati takime edhe me Kryetarin e Parlamentit dhe Kryeministrin e Serbisë, mori pjesë edhe në Forumin e Biznesit Turqi-Serbi.